Shpend Ahmeti do ta marrë Veton Surroin me vete në Bruksel

Shpend Ahmeti në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se tashmë është takuar me shkrimtarin e publicistin Veton Surroi si përfaqësues i shoqërisë civile në ekipin negociator. “Jam takuar personalisht me z. Surroi, tash e ka edhe një iniciativë që e ka filluar me fondacionin për platformë të hapur, tash po organizohet edhe një tryezë […]
“Jam takuar personalisht me z. Surroi, tash e ka edhe një iniciativë që e ka filluar me fondacionin për platformë të hapur, tash po organizohet edhe një tryezë për platformën”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij, shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi do të ishte personi i duhur për ekipin negociator ndonëse kjo nuk varet vetëm nga PSD. Ahmeti bëri të ditur se qëndrimet karshi rezolutës janë të njëjta si ato të PSD-së me ato të Surroit.
Ai ka thënë se tashmë Surroi dhe Luan Shllaku kanë hartuar një platformë, e cila do t’u prezantohet të premten në tryezën e thirrur.
“Në momentin që kalon kjo, mirë kish qenë që të ketë një konsesus edhe me shoqërinë civile se cili do të ishte përfaqësuesi më i mirë i shoqërisë civile. Unë për vete mendoj që z. Surroi do të ishte shumë i mirë për delegacionin shtetëror, ia kam thënë edhe atij personalisht por kjo nuk varet vetëm nga ne si PSD”, ka thënë Ahmeti.












