Shoqata e Pacientëve: E padinjitetshme greva e mjekëve

Shoqata e Pacientëve: E padinjitetshme greva e mjekëve

Shoqata Për të Drejtat e Pacientëve e ka kundërshtuar grevë e mjekëve, dhe kanë kërkuar që kjo grevë të ndërpritet sa më parë. Sipas tyre problemet në shëndetësinë kosovare i zgjedh rritja e buxhetit. Drejtori i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra duke e konsideruar sistemin shëndetësor të pa volitshëm u shpreh se […]

Shoqata Për të Drejtat e Pacientëve e ka kundërshtuar grevë e mjekëve, dhe kanë kërkuar që kjo grevë të ndërpritet sa më parë.

Sipas tyre problemet në shëndetësinë kosovare i zgjedh rritja e buxhetit.

Drejtori i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra duke e konsideruar sistemin shëndetësor të pa volitshëm u shpreh se ka një nënfinancim të theksuar për këtë sektor.

Kodra e ka konsideruar si të padinjitetshme grevën e mantelbardhëve, dhe kërkesën e tyre për rritje pagash. Madje ai ka shtuar se institucionet mjekësore që kanë hyrë në grevë nuk janë të licencuara fare.

“Në këtë rrethanë kemi një kërkesë për rritje pagash, mendojmë se kjo është një mënyrë më të padinjitetshme e shfaqjes së kërkesës sidomos një shtresë intelektuale siç janë mjekë. Ata duhet të kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, të brengosen për gjendjen shëndetësore të pacientëve, të kërkojnë reforma në sistemin shëndetësor që mundësojnë futjen e mekanizmave të tregut dhe shfaqjen  e vlerave profesionale të tyre. Po ashtu duhet të kërkojnë edhe përmirësimin e performancës dhe matjen e performancës së tyre. Për çudi më të zëshmit janë kirurgët edhe pse ata nuk dallojnë me pagë nga kolegët e tyre, a në realitet ata dallojnë shumë për nga standardi jetësor”, ka deklaruar Kodra.

Sipas Kodrës të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë kanë dështuar të sjellin reformë në sistemin shëndetësor, dhe përveç financimit të ulët ky sektor po ballafaqohet edhe me keq menaxhim.

Tutje ai ka konsideruar se nuk është koha e duhur për këtë grevë prandaj ka kërkuar që ajo të ndërpritet sa më parë.

Drejtori i PRAK-ut po ashtu arbitrare e ka konsideruar edhe mënyrën e grevës dhe sipas tij shërbimet emergjente duhen dhënë patjetër, pasi që nëse kjo nuk ndodh, mjekët bëjnë shkelje penale.

“Gjithë presioni ynë të koncentrohet në rritjen e buxhetit për shëndetësinë, pa rritje të buxhetit në shëndetësi nuk mund të kemi as kualitet të shërbimeve shëndetësore, as paga më të larta për stafin mjekësor, asgjë tjetër. Prandaj kjo është kërkesë e jona si shoqatë e pacientëve…1-’44 mendoj se është zgjedhur mënyra më arbitrare që i dëmton pacientët. Unë e di që ata e kanë armën më të fortë me organizuar grevën dhe mos me dhënë shërbime shëndetësore për pacientë, por konsiderojmë se kjo duhet të jetë pika e fundit ku ne nuk mund të dialogojmë më“, ka shtuar a

E anëtari i kësaj shoqate, Lumbardh Bytyqi  ka thënë se duhet të bëhet një planifikim më i mirë dhe të rriten kërkesat për shërbime më cilësore e jo vetëm për paga.

Sipas tij institucionet e Kosovës duhet të implementojnë sa më parë reformën të madhe në sistemin shëndetësor.

Ai ka këshilluar që të ndërrohem metoda e pagesës për mantelbardhët, duke thënë se pagat e pacientëve duhet të llogariten në bazë të detyrave  dhe përgjegjësitë dhe punët që bëjnë.

“Nuk duhet të lejojmë që pacienti mos t’i ketë shërbimet pa marr parasysh se çfarë greve është sidomos atyre emergjente….Do të kishte qenë më mirë që së bashku me sindikatën ne të kishim protestuar dhe të kishim gjetur një formë më të mirë duke mos e vë pacientin në rrezik për mos t’i dhënë shërbimet e tyre mjekësore…06’54 Andaj sindikata duhet të përqendrohet edhe në këto probleme ku të rritet GDP-ja në të ardhmen në përgjithësi në shëndetësi, ku kjo do të kishte bërë që edhe rritjen e pagave, por edhe rritjen e shërbimeve, por edhe rritjen e investimeve që do të ishin bërë në mjekësi. Konsiderojmë fakti se është e pakët të kërkohet vetëm rritja e pagave, është e mangët duhet kërkohen edhe gjëra tjera”, ka thënë Bytyqi.

Ndryshe, më 26 dhjetor kanë mbajtur grevë 48 -orëshe të gjithë doktorët në sistemin publik shëndetësor duke kërkuar rritje pagash dhe zbatim të kontratës kolektive.  Ata nga 3 janari kanë paralajmëruar se do të mbajnë greva pa limit kohor

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?