Sherri i Edi Ramës, përzuri mijëra turistë kosovarë me taksën rrugore – Shqipëria mund t’i ndjej pasojat

Sherri i Edi Ramës, përzuri mijëra turistë kosovarë me taksën rrugore – Shqipëria mund t’i ndjej pasojat

Në tetor dhe nëntor, që përkon me periudhën që u vendos taksa e rrugës së Kombit, hyrjet e shtetasve nga Kosova kanë shënuar rënie të ndjeshme, në krahasim me të njëjtët muaj të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin nëntor, hynë në Shqipëri rreth 69 mijë shtetas nga Kosova, nga […]

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin nëntor, hynë në Shqipëri rreth 69 mijë shtetas nga Kosova, nga 93 mijë në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një tkurrje të ndjeshme prej 27%, ose rreth 25 mijë persona më pak. Edhe në tetor numri I tyre kishte rënë me 11%, ose 15 mijë persona më pak, pra 40 mijë hyrje më pak të shtetasve nga Kosova vetëm për dy muaj.

Përjashtuar tetorin dhe nëntorin, fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova kishte qenë shumë i lartë. Për 10 mujorin, në Shqipëri kanë hyrë 1.9 milionë shtetas nga Kosova, me një rritje gati 22% me bazë vjetore. Ndërsa në mes të muajit shtator filloi aplikimi i taksës së rrugës, prej 5 euro për një veturë, që duket se ka ndikuar në frenimin e lëvizjes së shtetasve nga Kosova, që edhe në periudhën e dimrit vijnë për fundjava në Shqipëri, këtë vit të favorizuar dhe nga moti relativisht i ngrohtë.

Në total, për 11 mujorin, Shqipërinë e vizituan gjithsej 5.6 milionë të huaj, me një rritje prej 16.2% me bazë vjetore. Por, në nëntor, hyrjet në total të të huajve ranë me 3.7%, në 247 mijë persona, si rrjedhojë e rënies së dukshme të hyrjeve të shtetasve nga Kosova.

Për 11 mujorin, shtetasit nga Kosova zinin peshën kryesore, me 36%, ose rreth 2 milionë persona dhe nëse vijon largimi i tyre pritet t’I japë një goditje të rëndë turizmit vendas, sidomos në zonën e Durrësit, që është destinacioni kryesor I tyre.

Në vend të dytë janë maqedonasit, me 640 mijë hyrje, ose 11.3% të totalit.

Të tretët renditen, me 498 mijë hyrje, ose 8.8% të totalit.

Në vend të katërt janë italianët, me 408 mijë hyrje ose 7.2% të totalit.

Më pas janë malazezët, me 330 mijë hyrje, ose gati 6% të totalit.

2.7 milionë të huaj kanë ardhur për turizëm në 11 muajt e parë të vitit, ose rreth 48% e totalit, me rritje prej 17% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Nëntor 2018, janë 660.514 duke shënuar një ulje me 6,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor 2018, është 431.279 krahasuar me Nëntor 2017, ky numër është rritur 3,0 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Nëntor 2018, është 229.235. Krahasuar me Nëntor 2017, ky numër është ulur 20,1 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në njëmbëdhjtëmujorin 2018, është 4.969.039, duke u rritur 3,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, raporton INSTAT.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?