Shala i propozon Qeverisë: Asnjë produkt më nga Serbia e Bosnja e Hercegovina pa masën 100%

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka propozuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që lista me disa brende ndërkombëtare që ka hyrë pa taksë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të hiqet tërësisht, që rrjedhimisht të mos hyjë asnjë produkt nga këto shtete pa masën prej 100%. Kanë qenë 9 brende ndërkombëtare që […]
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka propozuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që lista me disa brende ndërkombëtare që ka hyrë pa taksë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të hiqet tërësisht, që rrjedhimisht të mos hyjë asnjë produkt nga këto shtete pa masën prej 100%.
Kanë qenë 9 brende ndërkombëtare që kanë hyrë në Kosovë pa masën 100 %, e që propozimi i Shalës është që kjo listë tashmë të mos ekzistojë fare.
Shala propozimin e ka bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe ka marr miratimin e Kabinetit Qeveritar.
Ky është propozimi që ka bërë ministri Shala.
Të dashur qytetarë
Sot në mbledhjen e Qeverisë, me propozim timin edhe lista e 9 brendeve ndërkombëtare që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina pa masën 100 për qind, është eliminuar. Tashmë të gjitha produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do t’i nënshtrohen masës 100 për qind. Qeveria e Republikës së Kosovës, ka vendosur masën tregtare tarifore 100 % ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina më 21 nëntor 2018. Përjashtim nga kjo masë kanë disa marka apo brende të njohura ndërkombëtarësh. Pas kërkesave të shumta për inkuadrim në këtë listë, ne kemi analizuar këto ankesa, dhe futja eventuale e tyre në listën që përjashtohet nga taksa, atëherë do të humbte edhe kuptimin e taksës. Për me tepër, duke dëshiruar që ketë një tretman të barabartë për të gjithë këto kompani, të cilat fatkeqësisht vijnë nga vendet aleate dhe mike të Kosovës, dhe duke dëshiruar që të kemi një tretman të barabartë për të gjithë, i rekomandova Qeverisë së Republikës së Kosovës për të anuluar apo hequr pikën 2 të vendimit nr. 01/76 të datës 21 Nëntor 2018, dhe aneksin e vendimit të cilin përmban listën e atyre brendeve.












