Shaip Muja dëshmon për “Syrin e Popullit”: S’më ka kërcënuar kurrë, kam dëgjuar vetëm nga mediat

Shaip Muja dëshmon për “Syrin e Popullit”: S’më ka kërcënuar kurrë, kam dëgjuar vetëm nga mediat

Ish-deputeti Shaip Muja ka dëshmuar sot në gjykimin kundër të akuzuarve në rastin e njohur si “Syri i Popullit”. Ai në cilësinë e dëshmitarit tha se për organizatën “Syri Popullit” ka dëgjuar vetëm përmes mediave dhe se asnjëherë nuk ka qenë drejtpërdrejt i kërcënuar nga kjo organizatë. Prokurori special Sylë Hoxha pyeti Mujën se “Këto vitet […]

Ai në cilësinë e dëshmitarit tha se për organizatën “Syri Popullit” ka dëgjuar vetëm përmes mediave dhe se asnjëherë nuk ka qenë drejtpërdrejt i kërcënuar nga kjo organizatë.

Prokurori special Sylë Hoxha pyeti Mujën se “Këto vitet e pas luftës a jeni kërcënuar nga ndokush përmes telefonit, letër kërcënuese apo në ndonjë mënyrë tjetër?”.

“Për organizatën “Syri i Popullit” kam dëgjuar vetëm përmes mediave. Asnjëherë nuk jam kërcënuar”, deklaroi Shaip Muja.

“Në programin që e ka paraparë organizata “Syri i Popullit” keni qenë në listë ju dhe vëllezërit e juaj a jeni në dijeni?”, e pyeti dëshmitarin prokurori special Sylë Hoxha.

“Unë nuk e di nuk kam qenë në listë jam njoftuar më pas nga hetuesit policor”, u përgjigj Muja.

Dëshmitarin Shaip Muja, kryetarja e trupit gjykues Naime Krasniqi-Jashanica e pyeti nëse ai ka ndonjë ide se pse emri i tij gjendet në listën e personave të planifikuat për likuidim nga organizata “Syri i Popullit”, shkruan Kallcxo.com.

“Kur jeni njoftuar në hetuesi për platformën e organizatës “Syrit i Popullit”, që keni qenë në mesin e personave për likuidim. Pse kjo organizatë ka vënë emrin tuaj në këtë listë për likuidim, pse kjo organizatë të quan tradhtar”, e pyeti gjykatësja Shaip Mujën.

Për faktin se emri i tij ndodhej në mesin e emrave në listën e organizatës “Syri i Popullit”, ai tha se nuk e di dhe se për këtë ka qenë i njoftuar vetëm nga hetuesit policor.

“Së pari platformën e kësaj organizate nuk e di. Unë kam qenë i njoftuar vetëm nga hetuesit se jam në atë listë. Nuk e di se ose jam në atë listë. Unë nuk barti në vetvete përgjegjësi për ato sa kam mundur dhe sa kam ditur të kontribuojë për shtetin për të tjerat nuk e di”, tha Muaj.

I pyetur nga kryetarja e trupit gjykues nëse dëshmitari e ndjen vetën të dëmtuar pasi që emri i tij ka qenë në atë listë, ai tha se “Nuk ndjehet i dëmtuar”, pasi që tha se “asnjëherë nuk ka vërejtur asgjë që do ta bënte të dyshonte se është i rrezikuar”.

“Unë nuk e ndjej që jam i kërcënuar e kanë të qartë edhe prokuroria dhe hetuesit që e kam refuzuar çdo formë të sigurisë pasi që nuk kam vërejtur dhe nuk besoj se këta persona që gjinden në listë mund të qojnë dorë kundrejt disa njerëzve. As nuk mund ta besojnë as nuk po e besojë”, tha Muja.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?