Sërish flet ministri boshnjak: Taksa 100% është e çmendur, po e çrregullon rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës, Igor Crnadak, ka thënë se vendosja e taksës nga Republika e Kosovës për produktet serbe e boshnjake është çmenduri. Ka thënë se një veprim i tillë po shkakton probleme në tërë rajonin në kohën kur po bëhen përpjekje për afrim ndërmjet shteteve. “Derisa të gjithë në rajon merren […]

“Derisa të gjithë në rajon merren me bashkëpunimin dhe ndërtimin e besimit reciprok, Prishtina fut taksë të çmendur prej 100 për qind, krijon pakte armiqësore dhe shkakton çrregullime në rajon”, ka thënë Crnadak për median serbe “BETA”.

Crnadak i ka reaguar edhe Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj duke i kërkuar këtij të fundi të merret më shumë me raportet e Kosovës me BE’në e jo me Serbinë e Bosnjën, duke thënë se këto dy shtete kanë marrëveshjen e Dejtonit.

Kosova ka vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake. Kjo ka shkaktuar bllokim total të produkteve nga këto dy shtete.

Veprimi i Qeverisë së Kosovës është marrë pasi Serbia dhe Bosnja kanë penguar Kosovën në anëtarësimin në disa institucione ndërkombëtare.

Një ditë më parë, Ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajic, ka thënë se deri më tash kompanitë serbe kanë humbur 50 milionë euro shkak i bllokadës përmes taksës nga Kosova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?