Senatori Republikan thotë se do të kërkojë nga Trump të rishqyrtojë tërheqjen e ushtarëve nga Siria

Senatori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Lindsey Graham, deklaroi se largimi i të gjitha forcave amerikane nga Siria do të dëmtonte sigurinë e SHBA-së duke lejuar Shtetin Islamik të rindërtohet, duke tradhtuar luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA-të, duke u ndeshur me mbetjet e grupit militant, i njohur edhe si ISIS dhe duke rritur aftësinë […]
Senatori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Lindsey Graham, deklaroi se largimi i të gjitha forcave amerikane nga Siria do të dëmtonte sigurinë e SHBA-së duke lejuar Shtetin Islamik të rindërtohet, duke tradhtuar luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA-të, duke u ndeshur me mbetjet e grupit militant, i njohur edhe si ISIS dhe duke rritur aftësinë e Iranit për të kërcënuar Izraelin.
Republikani i Karolinës së Jugut tha se do t’i kërkonte Trumpit ‘që të ulet me gjeneralët e tij dhe të rishikonte se si ta bënte këtë”, transmeton Klan Kosova.
“Ngadalësoni këtë. Sigurohuni që të kemi të drejtë. Sigurohuni që ISIS të mos kthehet kurrë. Mos e ktheni Sirinë tek iranianët “, deklaroi Graham para medieve. /Periskopi












