SBAShK paralajmëron përshkallëzim të grevës nga 14 janari: Shteti të alarmohet

SBAShK paralajmëron përshkallëzim të grevës nga 14 janari: Shteti të alarmohet

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut ka folur për grevën e nesërme një orëshe që do ta mbajnë institucionet arsimore në nivel vendi. Ai ka thënë se Projektligji për Pagat është nënçmues e degradues për mësimdhënësit. “Që nga maji e këtej duke trokitur derë më derë kemi tentuar që të dëshmojmë se Projektligji i pagave është […]

Ai ka thënë se Projektligji për Pagat është nënçmues e degradues për mësimdhënësit.

“Që nga maji e këtej duke trokitur derë më derë kemi tentuar që të dëshmojmë se Projektligji i pagave është nënçmues dhe degradues, pasi arsimin e kanë lënë në fund. Fillimisht është thënë se po punohet për nivelizim të pagave, por kjo nuk ka ndodhur. Projektligji i votuar me 3 shtator ka sjellë padrejtësi”, shprehet ai në “Express Intervistën”.

Ai ka shtuar se në versionin fillestar ishte paraparë që arsimi fillor ta ketë kofecientin 1.75 kurse për atë të mesëm 1.95. E kjo ishte ndryshuar nga 1.75 në dy, kurse nga 1.95 në 2.05.

“Para dy javësh jemi dakorduar me ministrin Bytyqi se do të kemi një komision të përbashkët dhe do të ndryshohen koeficientët. Nesër do të shkojmë me grevë një orëshe si paralajmërim. Në grevë nesër do të jemi nga ora 7-8 në çerdhe, kurse ora e parë do të jetë në shkolla. Uroj që ky të jetë alarmi i fundit. Përndryshe nga 14 janari do ta gjejë arsimin në grevë nga çerdhet e deri te ai universitar”, ka thënë Jashari.

Ai ka thënë se arsimtarët janë të demotivuar me këto paga, derisa ka thënë se u mungon edhe siguria në punë, e në këtë duhet të ndihmojnë edhe prindërit e edhe institucionet.

“Hapat fillestar të secilit njeri fillojnë nga arsimi, kurse me arsimtarë të demotivuar vështirë se mund të bëhet diçka. Prindërit, institucionet duhet të ndihmojnë që arsimtarët të ndihen të sigurt. Arsimtarët kanë dëshirë që të jenë të sigurt, e shpesh janë mjaft të rrezikuar. E siguria duhet të jetë edhe nxënësit edhe arsimtarët. A ka gjë më të keqe se kur ne lavdërohemi se kemi shkumësa më tepër apo tabela lëvizëse, kurse në rajon, psh në Maqedoni shkollat janë të digjitalizuara”, ka thënë Jashari.

Sipas Jasharit është më e sigurt që fëmijët në orën e parë nesër të qëndrojnë në shtëpi, e të vinë në shkollë në orën e dytë.

Sipas tij më së shumti nga grevat pësojnë fëmijët, e ka thënë se duhet të plotësohen kërkesat e tyre në mënyrë që më 14 janar, kur kthehen nga pushimi vjetor, të mos jetë gjendja e njëjtë.

“Grevat në arsim nuk ndëshkohen ata që kanë fajin, por janë fëmijët që pësojnë. Shteti duhet të alarmohet nga vërejtja e nesërme, dhe të punojë që nga 14 janari të mos kemi situatë të njëjtë. Subjektet politike duhet ta kryejnë punën e tyre, e populli së bashku me mësimdhënësit mund t’i ndëshkojnë. Mësimdhënësit dinë ta nderojnë atë që punon për ta, por dinë edhe të ndëshkojnë”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?