SBASHK i jep ultimatum Qeverisë: Presim deri më 14 janar

SBASHK i jep ultimatum Qeverisë: Presim deri më 14 janar

Grevës njëorëshe të thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, iu kanë përgjigjur 99 përqind të gjitha institucionet arsimore. E nëse nuk do të ketë reflektim të institucioneve përgjegjëse kjo sindikatë paralajmëron që me datën 14 janar të vitit që vjen, do të futen në grevë deri në realizim të […]

Grevës njëorëshe të thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, iu kanë përgjigjur 99 përqind të gjitha institucionet arsimore. E nëse nuk do të ketë reflektim të institucioneve përgjegjëse kjo sindikatë paralajmëron që me datën 14 janar të vitit që vjen, do të futen në grevë deri në realizim të kërkesave të tyre.

Kjo grevë ka ardhur pas kundërshtimeve që kjo sindikatë ka për projektligjin për pagat, pasi vlerësojnë se janë diskriminuar në krahasim me sektorët e tjerë.

Gjatë ditës drejtues të SBASHK-ut, kanë vizituar grevistët në shkollën “Dr.Ibrahim Rugova”, në Obiliq. Me këtë rast, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë se kjo është vërejtja e fundit për institucionet e Kosovës dhe se nëse nuk do të ketë reflektim do të futen në grevë me kohë të pacaktuar.

“Ligji për pagat është tejet diskriminues, duke filluar nga çerdhet e pastaj sistemi i arsimit para universitar, po edhe administrata në universitete nuk qëndrojnë mirë me këtë ligj. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që ky ligj mos të shkoj si i tillë, por të bëhet korrigjimi, ashtu siç na ka premtuar edhe kryeministri Haradinaj dhe ministri Bytyqi. Kjo grevë është alarmi i fundit, po them uroj që institucionet e Kosovës të punojnë ashtu siç duhet, ta përmirësojnë koeficientin për tërë sistemin arsimor. Në të kundërtën i tërë sistemi arsimor edhe çerdhet, arsimi para universitar, po edhe universitetet me 14 janar të vitit 2019 do të jenë në grevë, e cila do të jetë grevë në kohë të pacaktuar dhe do të përfundojë vetëm atëherë kur kërkesat tona do të realizohen”, tha ai.

Jashari tha se kërkesë e kanë që çdo koeficient në arsim të rritet për 30 përqind.

Ndërkaq, nënkryetari i degës së SBASHK-ut në Komunën e Obiliqit, Imer Hamiti ka bërë të ditur se të gjitha institucionet arsimore të kësaj komune iu kanë përgjigjur grevës njëorëshe.

“Qind për qind të gjitha shkollat e Komunës së Obiliqit e përkrahin grevën. Kjo grevë është në të mirë të rinisë së Kosovës, në të mirë të shtetit të Kosovës, në të mirë të prindërve, fëmijëve dhe është grevë e imponuar për fajin e Qeverisë. Prandaj, ne jemi koishent në veprimet e tona”, tha ai.

Kimete Gruda, është mësuese e klasës së parë në shkollën “Dr.Ibrahim Rugova”, në Obiliq, e cila thotë se paga që merr nuk është e mjaftueshme për punën që e bënë.

“Koeficienti është 1.7, mendoj që për mësimdhënësit është shumë i ulët, për punën që e bëjmë me këta fëmijë shumë të ndjeshëm. Duke e marrë parasysh se ka fëmijë që me rehatimin e klasës së parë është shumë vështirë, adaptimin e fëmijës dje është punë shumë e lodhshme dhe e ngarkuar”, u shpreh ajo.

Greva njëorëshe në çerdhe ka qenë prej orës 7:00 deri në orën 8:00, ndërsa, në të gjitha shkollat e Kosovës greva është mbajtur në orën e parë të të gjitha ndërrimeve, kurse, në Universitetin e Prishtinës greva është mbajtur prej orës 8:00 deri në orën 9:00./M.Duraku/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?