Rumania së shpejti kryesuese e Këshillit të Evropës, zyrtari rumun i jep fjalë të mëdha Daçiqit

Zvënedëskryeministri i Rumanisë, Teodor Melecsanu i ka thënë Ivica Daçiqit se këto dy vende ‘kanë raporte shumë miqësore’. Këto komente ai i ka bërë derisa kanë mbetur edh epak ditë që kur Rumania do ta marrë kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se Rumania do të angazhohet për integrimin e vendeve të […]
Zvënedëskryeministri i Rumanisë, Teodor Melecsanu i ka thënë Ivica Daçiqit se këto dy vende ‘kanë raporte shumë miqësore’.
Këto komente ai i ka bërë derisa kanë mbetur edh epak ditë që kur Rumania do ta marrë kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se Rumania do të angazhohet për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por sipas mediave serbe ka shtuar se edhe ‘do ta respektojë integritetin territorial të Serbisë.
‘Ai ka nënvizuar se Rumania do të vazhdojë mbështetjen e integritetin territorial dhe sovranitetit të Serbisë pork a thënë edhe se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është hapi më i mirë që do t’i sjell paqe dhe stabilitet rajonit’, shkruan B92, përcjell Periskopi.
Ndërkohë, Daçiq ka thënë se Serbia vlerëson shumë që Rumania respekton sovranitetin e Serbisë duke falënderuar këtë vend edhe që ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. /Periskopi/












