Rriten dukshëm shpenzimet e luksit

Rriten dukshëm shpenzimet e luksit

Gjatë muajit tetor të këtij viti vetëm Qeveria Qendrore për mallra dhe për shërbime ka shpenzuar 15.8 milionë euro nga 10.3 milionë euro sa ishin shpenzuar gjatë muajit tetor të vitit që lamë pas. Shpenzimet në këtë kategori buxhetore i ka rritur edhe qeverisja lokale, ku për këtë qëllim ajo gjatë muajit tetor ka shpenzuar […]

Gjatë muajit tetor të këtij viti vetëm Qeveria Qendrore për mallra dhe për shërbime ka shpenzuar 15.8 milionë euro nga 10.3 milionë euro sa ishin shpenzuar gjatë muajit tetor të vitit që lamë pas. Shpenzimet në këtë kategori buxhetore i ka rritur edhe qeverisja lokale, ku për këtë qëllim ajo gjatë muajit tetor ka shpenzuar 5.1 milionë euro nga 3.6 milionë euro sa i kishte shpenzuar gjatë muajit të njëjtë të vitit paraprak.

Shpenzimet e institucioneve qendrore, por edhe të atyre lokale gjatë muajit tetor të këtij viti janë rritur dukshëm në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se gjatë muajit tetor të këtij viti shpenzimet totale mujore të Qeverisë Qendrore kanë arritur në 129 milionë e 515 mijë euro derisa në tetor të vitit që lamë pas ato ishin 92 milionë e 692 mijë euro.

Nëse bëjmë një krahasim të thjeshtë shihet qartë se shpenzimet gjatë tetorit të këtij viti janë 36.8 milionë euro më shumë sesa shpenzimet gjatë tetorit të vitit paraprak. Nga kjo shumë gjatë muajit tetor të këtij viti për paga janë shpenzuar 27.4 milionë euro derisa në tetor të vitit që lamë pas për këtë qëllim janë shpenzuar 25 milionë euro.

Po ashtu për mallra dhe shërbime gjatë muajit tetor të këtij viti sipas të dhënave të Ministrisë së Financave shihet se janë shpenzuar 15.8 milionë euro e derisa në tetor të vitit paraprak për këtë qëllim u shpenzuan 10.3 milionë euro. Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të MF-së shihet se në kategorinë buxhetore të identifikuar në raporti si “Subvencione e transferime” gjatë muajit tetor të këtij viti janë shpenzuar 41.6 milionë euro, nga 31.3 milionë euro sa ishin shpenzuar në periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?