Rrëzohet avioni armen gjatë stërvitjes, vdesin 2 pilotë

Ushtria armene thotë se një nga avionët e saj luftarakë është rrëzuar dhe nga aksidenti ajror kanë mbetur të vdekur dy pilotët. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Artsrun Hovhannisyan tha se avioni me dy vende u përplas gjatë një misioni trajnimi të rregullt të martën. Ai tha se avioni u ngrit nga Gyumri dhe u […]
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Artsrun Hovhannisyan tha se avioni me dy vende u përplas gjatë një misioni trajnimi të rregullt të martën.
Ai tha se avioni u ngrit nga Gyumri dhe u rrëzua në malet pranë Maralik në veriperëndim të Armenisë.
Shkaku i përplasjes së avionit luftarak nuk është ende i qartë.
Su-25 është me dy motorë, i projektuar në Bashkimin Sovjetik në vitet 1970.
Ai ka mbetur tek shërbimet në Rusi dhe disa vende të tjera ish-sovjetike.












