Rrëshqitje dheu në Zubin Potok

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, para pak minutash ka njoftuar se rruga që lidhë Zubin Potokun me fshatin Dren, ka pësuar rrëshqitje sot pasdite. “Fillimisht për të rritur sigurinë për pjesëmarrësit në komunikacion, është sinjalizuar vendi me shenjat që paralajmerojnë rrezikun, ndërsa kompania ka filluar të marr masat për sanimin e rrëshqitjes, dhe kthimin e […]
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, para pak minutash ka njoftuar se rruga që lidhë Zubin Potokun me fshatin Dren, ka pësuar rrëshqitje sot pasdite.
“Fillimisht për të rritur sigurinë për pjesëmarrësit në komunikacion, është sinjalizuar vendi me shenjat që paralajmerojnë rrezikun, ndërsa kompania ka filluar të marr masat për sanimin e rrëshqitjes, dhe kthimin e normalitetit në ketë segment rrugor”, ka njoftuar ai përmes rrjetit social Facebook.













