Rrëfimi i Edita Tahirit: Nëna më vdiq pa e parë familjen, babai m’u torturua në burgjet e Rankoviqit

Edita Tahiri është njëra ndër personalitet politike që ka qenë e përfshirë pothuajse në të gjitha proceset e shtetëndërtimit. Edita ka lindur në Prizren, në një familje patriotike dhe arsimdashëse. Babai i saj ishte aktivist për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa nëna e saj ishte nga Kukësi. Ajo ka rrëfyer gjëra të padëgjuara më […]

Babai i saj ishte aktivist për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa nëna e saj ishte nga Kukësi.

Ajo ka rrëfyer gjëra të padëgjuara më parë për familjen e saj  në RTV Dukagjini.

Ish-politikania rrëfen se nëna e saj nuk e kishte parë më asnjëherë familjen pas mbylljes së kufirit. “Prindërit e mi janë martuar në kohën e Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pasur kufijtë. Më pas kufijtë janë mbyllur dhe nëna ime ka ndërruar jetë pa i parë më familjarët e saj”.

Tahiri tregon se një jetë të vështirë kishte pasur edhe babai i saj, pasi ishte burgosur nga pushteti i Rankoviqit.

“Babai im është burgosur në kohën e Rankoviqit, kur politikanë e patriotë janë marrë në burgje dhe janë torturuar me mënyra çnjerëzore. Babai im është torturuar deri edhe me kurora elektrike në burgun e Mitrovicës së Sremit. Ai ishte i sëmurë psiqikisht dhe në shtëpi për rreth dhjetë vite rrinte i vetmuar, por më vonë pas disa trajtimeve u rehabilitua dhe kthyem harmoninë e familjes”.

Politikanja thotë se megjithatë babai i saj nuk arriti të shoh angazhimin e saj në politikë. Por thotë se u kishte lënë amanet që asnjëri të mos anëtarësohej në Partinë Komuniste.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?