Rrëfehet 26 vjeçarja: Askush nuk po më merr në punë

Rrëfehet 26 vjeçarja: Askush nuk po më merr në punë

Në Kosovë nuk po gjen zbatim ligji për aftësim, riaftësim dhe punësim për personat me aftësi të kufizuara. Ligj ky i cili obligon institucionet që në çdo 50 të punësuar, të punësojnë një me aftësi të kufizuara. Kjo ndodh edhe përkundër kualifikimeve të këtyre personave. 26 vjeçarja nga Podujeva, Filloreta Çitaku, tash e katër vjet […]

Në Kosovë nuk po gjen zbatim ligji për aftësim, riaftësim dhe punësim për personat me aftësi të kufizuara. Ligj ky i cili obligon institucionet që në çdo 50 të punësuar, të punësojnë një me aftësi të kufizuara.

Kjo ndodh edhe përkundër kualifikimeve të këtyre personave.

26 vjeçarja nga Podujeva, Filloreta Çitaku, tash e katër vjet ka përfunduar Fakultetin Ekonomik. Ajo ka aplikuar në shumë vende të punës, madje ka mbajtur edhe trajnime.
E zhgënjyer ajo thotë se institucionet nuk janë duke u marrë aspak me këtë kategori. Sipas saj, ata çdo ditë janë duke u ballafaquar me diskriminim.

“Unë mendoj që shkaku i kësaj është se institucionet tona merren shumë pak me kategorinë e personave me nevoja të veçanta. Por, jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe ato private. Ku unë kam aplikuar në një vend të punës, kam aplikuar, kam çu CV-në, kom çu trajnimet krejt çka i kom kryer, i kam bë krejt dokumentet e nevojshme, ndoshta edhe më shumë, ashtu siç ka qenë edhe kriteri i punësimit edhe në fund, ndoshta më kanë thirrë në test edhe në intervistë, edhe më nuk mu ka lajmëruar askush”, tha ajo.

Se ligji nuk po zbatohet e thonë edhe organizatat të cilat mbështesin këtë kategori.
Bujar Kadriu nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, thotë se 99 për qind e këtyre personave janë të papunë.

“Zbatueshmëria e këtij mekanizmi ligjor fatkeqësisht është shumë larg asaj të pranueshmes që është për persona me aftësi të kufizuara, sot personat me aftësi të kufizuara, përkundër përgatitjeve të tyre edhe profesionale edhe sipas nevojave të tregut të punës është shumë vështirë të jenë pjesë integrale e tregut të punës. Personat me aftësi të kufizuara edhe sot janë shumica mbi 99 për qind të papunë”, tha Kadriu.
Kadriu thotë se kjo ndodh për shkak të mungesës së vullnetit të institucioneve për zbatimin e ligjit.

Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka thënë për se kjo kategori meriton të punësohet.

“Ata më së shumti kanë nevojë që atyre t’iu jepet mundësia jo në formë të mëshirës, jo në formë të keqardhjes, por në formë të aftësive, që i kanë, ta tregojnë vetën, përmes një vendi të punës, dhe ata vetëm këtë e kërkojnë. Do të thotë ata nuk kërkojnë që të trajtohet të veçantë nga të tjerët. Por, kërkojnë që ta kenë një mundësi të barabartë dhe një qasje jo diskriminuese gjatë gjetjes së një vendi të punës.. Ligji duhet të jetë shumë i pamëshirshëm për ata nuk që nuk e zbatojnë këtë detyrim ligjor dhe ua shkelin të drejtat personave me aftësi të kufizuara dhe këso raste kemi shumë në Kosovë. Në kohën e Ish-Jugosllavisë, personat me aftësi të kufizuara janë trajtuar shumë më mirë, se sa që trajtohen tash”, ka thënë Shala.

Se këtyre personave po u bëhet shkelje e të drejtave të njeriut, e thotë edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

“Në përgjithësi them se konsiderohet që janë grupet më të cenueshme në shoqërinë kosovare, sa i përket realizimit të të drejtave që garantohen me ligj. Nuk duhet harruar që është standard tek personat e verbër ose tek problemet e të rinjve, sidomos fëmijët që kanë problem me aftësi të kufizuara, nuk ekziston një përkujdesje sistematike e organizuar nga institucioneve publike për të ofruar përkrahjen dhe mbrojtjen adekuate. Gjithashtu kemi pasur rastet kur edhe planifikimet buxhetore të institucioneve qendrore të vendit nuk kanë qenë adekuate dhe nuk kanë qenë të përshtatshme me nevojën e përkrahjes”, tha ai.

Fadil Osmani nga Qendra për Punësim në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka pohuar se diskriminime të tilla ndodhin në institucione.
“Në evidencën tonë të punësimit i kemi 445 persona me aftësi të kufizuara, prej tyre femra janë 144. Ky numër mundet me kon shumë më i madh, por fillimisht po hezitojnë me ardhë me u paraqit. Përndryshe, shërbimet të cilat ofrohen prej shërbimeve të punësimit janë shërbime pa pagesë, janë shërbime për të gjithë klientët tonë punëkërkues, në këtë kategori hyjnë edhe personat me aftësi të kufizuara edhe grupet e margjinalizuara”, ka përfunduar Osmani.

Tutje, ai thotë se punëdhënësit hezitojnë të punësojnë persona me aftësi të kufizuara, për shkak se dyshojnë në punën që ofrojnë ata.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?