Rexhep Hoti blen 11 laptopë me para të buxhetit të shtetit

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, ka porositur për zyrën e tij njëmbëdhjetë laptopë të prodhuar në vitin 2018-të, të markës ‘Lenovo’, dhe që kushtojnë nga 1 mijë dollarë secili. Kjo porosi e Hotit për zyrën e tij është vërtetuar sot edhe nga Zyra e Kryeministrit Haradinaj, ku […]
Kjo porosi e Hotit për zyrën e tij është vërtetuar sot edhe nga Zyra e Kryeministrit Haradinaj, ku përmes një komunikate thuhet se për nevojat e projektit të tij për rininë janë porositur këta laptopë.
“Porosia në fjalë është bërë nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Rini, z. Rexhep Hoti, për nevojat e projektit të tij për rininë”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit.













