Revista “Der Spiegel” e pranon fajin për skandalin e lajmeve të rreme të gazetarit të vet

Revista “Der Spiegel” e pranon fajin për skandalin e lajmeve të rreme të gazetarit të vet

Për skandalin e lajmeve të rreme në Gjermani ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, duke thënë se ky rast është dëshmi e paragjykimeve institucionale në medie kundër Amerikës. Gazetari i lajmeve të rreme kishte raportuar disa herë nga Shtetet e Bashkuara. Në mesin e shkrimeve të rreme ishte edhe një shkrim për një grua amerikane […]

Në mesin e shkrimeve të rreme ishte edhe një shkrim për një grua amerikane që udhëtonte me autobus nëpër SHBA për të qenë dëshmitare e ekzekutimeve me vdekje. Më vonë u dëshmua se ky shkrim ishte tërësisht i falsifikuar. Revista “Der Spiegel” dje e publikoi një shkrim përmes së cilit e pranon fajin e skandalit. Në 23 faqe të revistës trajtohet hollësisht skandali i lajmeve të rreme, ndërsa lavdërohet kolegu i gazetarit, Juan Moreno, i cili e zbuloi skandalin.

“Shtëpia jonë është e shokuar. Ajo që na ka ndodhur neve është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një stafi redaktorësh”, thuhet në shkrimin kryesor. Revista e akuzon ish-gazetarin e saj se është mbështetur në imagjinatën e tij, e jo në hulumtime. Në një shkrim tjetër prej dhjetë faqesh, të titulluar “Ankthi i natës”, përshkruhet në hollësi mënyra se si është zbuluar skandali. Moreno kishte vepruar në kundërshtim me vullnetin e redaktorëve dhe kishte nisur ta hetonte punën e kolegut të tij. Për këtë arsye ai kishte rrezikuar edhe të shkarkohej.

Mediet gjermane ende po i vuajnë pasojat e këtij skandali. Para se të punësohej në revistën “Der Spiegel”, ish-gazetari kishte punuar edhe për gazetën “Die Welt”, prandaj kjo gazetë ka filluar ta hetojë vërtetësinë e artikujve të publikuar më herët. Ekziston frika se ky skandal do të përdoret nga e djathta ekstreme për të nxitur mosbesim edhe më të madh në medie sepse ata kanë një histori të gjatë të sulmit ndaj shtypit, shkruan “The Guardian”/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?