Remi për ftesën nga Gjykata Speciale: Do të vendosim sistem të drejtë gjyqësor

Remi për ftesën nga Gjykata Speciale: Do të vendosim sistem të drejtë gjyqësor

Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën “Remi”, Ish-komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit,  sot përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se sa herë në Gadishullin ILIRIK kanë lëvizur forcat perëndimore, qofshin ato administrative, politike, ekonomike apo ushtarake, shqiptarët janë ndier të sigurt. “Tani ardhja për të ndihmuar në sistemin e drejtësisë, […]

“Tani ardhja për të ndihmuar në sistemin e drejtësisë, do të na bëjë të ndihemi mirë dhe të sigurt se do të vendosim sistem të drejtë gjyqësor”, ka shkruar Mustafa.

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën e luftës “Remi” është ftuar për intervistë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë.

Sipas avokatit, Rrustem Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019 të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

“Kjo është ftesë për intervistim”, ka sqaruar Arianit Koci në një postim në profilin e tij në “facebook”.

“Z. Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar”, ka theksuar avokati Koci, duke kërkuar nga gazetarët që të mos e kontaktojnë Rrustem Mustafën rreth kësaj çështjeje.

Gjatë luftës së viteve 1998-99, Rrustem Mustafa ka qenë në krye të Zonës Operative të Llapit.

Pas luftës, Mustafa ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Gjykata e Hagës, themelimi i të cilës është votuar në Kuvendin e Kosovës, pritet të gjykojë disa krime të luftës për të cilat pretendohet se janë kryer nga njerëz të UÇK-së.

Në vitet e pasluftës, Rrustem Mustafa ishte gjykuar dhe dënuar me burg për krime lufte, të cilat pretendohej se u kryen në zonën që ishte nën përgjegjësinë e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?