Reagon Ministria e Tregtisë për naftën: Po analizojmë situatën

Reagon Ministria e Tregtisë për naftën: Po analizojmë situatën

Pasi u raportua se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte përgjegjësi direkte për çmimin e naftës, ka ardhur një reagim në të cilin sqarohen veprimet e saj dhe të ministrit Shala, shkruan Periskopi. Duke pasur parasysh se aktualisht është duke u zhvilluar një debat publik përkitazi me çmimin e karburanteve në tregun e Republikës së […]

Pasi u raportua se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte përgjegjësi direkte për çmimin e naftës, ka ardhur një reagim në të cilin sqarohen veprimet e saj dhe të ministrit Shala, shkruan Periskopi.

Duke pasur parasysh se aktualisht është duke u zhvilluar një debat publik përkitazi me çmimin e karburanteve në tregun e Republikës së Kosovës, theksojmë se kabineti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me profesionalizëm është duke analizuar shqetësimet e qytetarëve nga këndi i ligjor i mbrojtës së konsumatorit.

Siç dihet prioritet i parë i ministrit të MTI-së Endrit Shala mbetet mbrojta e konsumatorit në tregun e Kosovës përfshirë dhe atë të karburanteve, MTI është duke përcjell me fokus maksimal gjendjen aktuale të tregut edhe të naftës duke përfshirë dhe cilësinë. MTI siç e dini ka ndërmarr një varg vendimesh që mbrojnë konsumatorin të cilat nuk kufizohen në fusha të caktuara, por si qasje do të përfshijnë te gjitha fushat gjë për të cilën po punojmë çdo ditë.

Sa i përket shkrimeve dhe debateve në media dhe opinion publik për çmimet e naftës ditëve të fundit MTI- është duke analizuar legjislacionin aktual përfshirë dhe nenin 11 te Ligjit për Tregti me Naftë i cili nen deri më tash asnjëherë nuk ishte aplikuar, edhe pse historiku na ka siguruar të dhëna se çmimi i berzës ndërkombëtarë të karburanteve ka lëvizur gjithmonë.

MTI dhe Qeveria e Kosovës të gjitha vendimet e saj i bazon në analiza të sakta dhe në përputhje me legjislacion.

Ministri Endrit Shala ka urdhëruar ditë më parë departamentet përkatëse, inspektoratin dhe ka kërkuar të dhëna të sakta të shpjegimit të gjendjes aktuale përkitazi me lëvizjet e çmimit në berzën ndërkombëtare, me ngarkesat doganore, akcizën dhe kosto tjera, analizë të cilën duhet ta kompletojmë raportet zyrtare institucionale.

MTI po pret raportet zyrtare dhe përfundimtare të institucioneve dhe varësisht nga rekomandimi tyre ne do të veprojmë ashtu siç na obligon ligji.

Ritheksojmë dhe sigurojmë konsumatorët, qytetaret dhe bizneset se MTI dhe Qeveria e Kosovës pas analizimit të saktë, të plotë dhe të drejt të gjendjes aktuale, do të ndërmarr veprime dhe masa përfshirë dhe ndërhyrjet eventuale për të mos lejuar abuzimin me çmime në dëm të konsumatorëve.

MTI do të mbështet çdo hetim nga ana e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për të ndaluar çdo marrëveshje të fshehtë apo të hapur të bizneseve në fushën e karburanteve që kanë pozitë dominuese në treg duke dëmtuar në këtë mënyrë konsumatorët.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?