Ramush Haradinaj për letrën e Bërnabiq: Nuk i ka ardhë marre me i dërgu letër Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth kërkesës së PSD-së për shkarkimin e ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo. Ai tha se do të trajtohet kjo kërkesë me seriozitet dhe se është legjitime. “E kam thënë që të gjitha kërkesat që i kam marrë prej PSD-së janë legjitime. Të gjitha kërkesa kanë legjitimitet. Jemi në […]
Ai tha se do të trajtohet kjo kërkesë me seriozitet dhe se është legjitime.
“E kam thënë që të gjitha kërkesat që i kam marrë prej PSD-së janë legjitime. Të gjitha kërkesa kanë legjitimitet. Jemi në proces të temave të tjera, ata e dinë afatet kohore se si do të veprojnë unë nuk muj me fol për angazhimet e tjerëve”, tha Haradinaj.
Ai foli edhe për letrën që i ka dërguar kryeministrja e Serbisë , kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ka kërkuar tërheqjen e njohjes për Kosovës.
“Nuk i ka ardh marre me i dërgu letër as Shqipërisë”, tha Haradinaj.
Kryeministri këto komente i bëri teksa mori pjesë në ngjarjen e organizatës “Autizmi flet”. /EkonomiaOnline












