Rama nga Kroacia kritikon BE’në pse nuk ia liberalizoi vizat Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij kroat Andrej Plenkovic nënshkruan marrëveshjen e përbashkët për Partneritetin Strategjik. Prej andej, Rama komentoi edhe situatën Kosovë-Serbi, për të cilën u shpreh se vendosja e taksës është një masë të detyrueshme që zëri Kosovës të dëgjohet, duke kritikuar dhe vendet e BE. “Së pari dua të […]
Prej andej, Rama komentoi edhe situatën Kosovë-Serbi, për të cilën u shpreh se vendosja e taksës është një masë të detyrueshme që zëri Kosovës të dëgjohet, duke kritikuar dhe vendet e BE.
“Së pari dua të them që Beogradi e ka shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjen e CEFTA-s dhe Kosova në mënyrë të përsëritur është ankuar për këtë, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim për këtë.
Liberalizimi i vizave që u premtua me të madhe nga vendet e BE pas marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk u bë. Vendosja e taksës është anormale, por dhe situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte i dënueshëm, por tani në këto kushte duhet marrë siç është, një klithmë dhe reagim politik, jo një luftë tregtare”.
Takimi u zhvillua gjatë Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Evropës Qendrore, që po i zhvilloi punimet nga datat 3-4 tetor në Zagreb.












