Rakiqi i Listës Serbe dhe komandanti i KFOR’it flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe komandanti i KFOR-it Lorenzo D’Adario kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme në të cilin kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë. Siç bëhet e ditur në një njoftim të Listës Serbe në takim veçanërisht është dolur për komunat në veri dhe për zonat e banuara […]
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe komandanti i KFOR-it Lorenzo D’Adario kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme në të cilin kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë.
Siç bëhet e ditur në një njoftim të Listës Serbe në takim veçanërisht është dolur për komunat në veri dhe për zonat e banuara nga popullata serbe.
Rakiq dhe D’Adario ranë dakord se paqja dhe mjedisi i sigurt duhet të ruhen për të gjithë qytetarët, transmeton Klan Kosova












