Radikalizohen mjekët: Nuk do të punojmë as në urgjencë

Radikalizohen mjekët: Nuk do të punojmë as në urgjencë

Mjekët kanë paralajmëruar të mërkurën që do t’i radikalizojnë veprimet e tyre nëse qeveria nuk miratohet një ligj me të cilin atyre do t’u rriteshin pagat. Xhemail Selmani nga Federata Sindikale e Shëndetësisë e Kosovës (FSShK) thotë se ka kërkesa për radikalizim të skajshëm të protestës nëse nuk realizohen kërkesat e mjekëve për rritje të […]

Xhemail Selmani nga Federata Sindikale e Shëndetësisë e Kosovës (FSShK) thotë se ka kërkesa për radikalizim të skajshëm të protestës nëse nuk realizohen kërkesat e mjekëve për rritje të pagave.

“Kemi kërkesa për radikalizim të skajshëm. Ne si institucion, FSShK, jemi të obliguar që të mundohemi të jemi institucionalistë dhe të veprojmë brenda kornizës ligjore. Kërkesat për masa radikale mund të vijnë edhe në një moment që do i përfillim. Masat radikale janë protesta në rrugë, mosdhënie e shërbimit edhe në urgjencë edhe kur është nevojë madhore aty ku problemet janë të jesh apo të mos jesh, kështu që nëse nuk ndërmarrin diçka këta që janë përgjegjës për shtetin tonë realisht problemet të mëdha do të kemi edhe ne edhe shteti”, tha ai.

Ai tha se greva e sotme ka filluar qysh në orën shtatë të mëngjesit.

Sipas Selmanit, greva po zhvillohet në tri nivelet, primar, sekondar dhe terciar.

“Vazhdon me punu qendra emergjente në secilin nivel për ata që kanë nevoja urgjente, ndërsa për ata që kanë nevoja ambulantore atyre nuk u jepet shërbimi”, tha ai.

Selmani tha se disponimi i pacientëve është i keq por, sipas tij, është bërë mjaftueshëm që të informohen qytetarët që shërbimet ambulantore nuk ofrohen sot./kallxo.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?