Qytetarët i vendosin vizë Hahn-it për të hyrë në Kosovë (Video)

Qytetarët i vendosin vizë Hahn-it për të hyrë në Kosovë (Video)

Një grup i organizuar qytetarësh janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës dhe kanë vendosur një mesazh për komisionerin e BE’së, Johannes Hahn, i cili do të vijë sot gjatë ditës në Kosovë. Grupi i udhëhequr nga ish-asamblisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, i kanë vendosur ‘vizë’ komisionerit Hahn, duke dashur t’i japin mesazhin se […]

Një grup i organizuar qytetarësh janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës dhe kanë vendosur një mesazh për komisionerin e BE’së, Johannes Hahn, i cili do të vijë sot gjatë ditës në Kosovë.
Grupi i udhëhequr nga ish-asamblisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, i kanë vendosur ‘vizë’ komisionerit Hahn, duke dashur t’i japin mesazhin se Kosova mund të bëjë reciprocitet edhe në këtë çështje.
“Kemi ardhur sot për të shprehu indinjatën dhe kënaqësine e thellë për qasjen e BE ndaj qytetarëve të Kosvoës. Kjo qasja është e papranueshme, pasi ne nuk e pranojmë që vetëm ne të jemi të izoluar. Deshëm t’ia bëjmë me dije komisionerit Hahn se ne mund t’iu bëjmë reciprocitet edhe për viza, jo vetëm për taksë për produktet”, ka thënë Drenori.
Ndërkaq, ai i ka hedhur një pjesë të fajita edhe BE’së rreth dështimit të Kosovës për të krijuar një vend stabil. Sipas tij, institucionet e BE’së kanë qenë të përfshira direkt në shtetndërtimin e Kosovës.
“Nëse Kosova ka dështuar si shtet, atëherë një pjesë të fajit e kanë edhe BE’ja pasi ishin të përfshirë në të gjitha proceset”, ka thënë ai.
Sidoqoftë, në mesazhin e vendosur në hyrje të institucioneve ku Hahn do të zhvillojë takime me krerët e shtetit, i tregohen edhe harxhimet për ‘vizë kosovare’. 75 euro do t’i kushtonte Hahn’it viza e Kosovës, të cilën shumë e paguajnë kosovarët për çdo vizë.
Ndryshe, Hahn është thënë se vije në Kosovë për të kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, mirëpo mediat kanë raportuar se me të do të diskutohet edhe mundësia e minutës së fundit për të hyrë në agjendë të mbledhjes së Këshillit të Ministrave që mbahet më 6 dhe 7 dhjetor. Komisioneri evropian ishte më i zëshmi në premtimin për viza, mirëpo tani është pikërisht ai që po e thekson ‘skeptizmin e BE’së’

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/304233913759233/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?