Qeveria mbështet propozimin e PSD-së: Ofron mbështetje për Qendrat Mësimore

QENDRAT MËSIMORE MARRIN MBËSHTETJEN E MERITUAR INSTITUCIONALE Sot, Komisioni për Buxhet dhe Financa miratoi amandamentin në Projektligjin për buxhetin 2019 që unë propozova në emër të PSD-së, për mbështetjen financiare në shumë prej 500.000 € për kërkesat gjithnjë në rritje të 80 qendrave mësimore në Republikën e Kosovës, që aktualisht përkrahin 5278 nxënës. Qendrat mësimore […]
QENDRAT MËSIMORE MARRIN MBËSHTETJEN E MERITUAR INSTITUCIONALE
Sot, Komisioni për Buxhet dhe Financa miratoi amandamentin në Projektligjin për buxhetin 2019 që unë propozova në emër të PSD-së, për mbështetjen financiare në shumë prej 500.000 € për kërkesat gjithnjë në rritje të 80 qendrave mësimore në Republikën e Kosovës, që aktualisht përkrahin 5278 nxënës.
Qendrat mësimore si institucione ku ofrohet mësim plotësues dhe aktivitete tjera edukative në periudhën e pasluftës kanë pasur një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së arsimit dhe uljen e braktisjes së shkollimit.
Komunitetet që në veçanti përfitojnë nga këto qendra janë ato rome, ashkali dhe egjiptiane. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohen këto komunitete të margjinalizuara është pjesëmarrja e ulët në procesin arsimor dhe shkalla shumë e lartë e braktisjes së mësimit nga fëmijët e këtyre komuniteteve.
Dua të falëndëroj anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa, atij për Arsim, Shkencë, Kulturë dhe Inovacion dhe Ministrin e Arsimit, z. Bytyqi për mbështetjen e tyre.
Mbi të gjitha, dua të përgëzoj organizaten Voice of RAE për punën e tyre në ngritjen e kësaj çështjeje, bashkëpunimin dhe punën e tyre të gjithëmbarshme në mbrojtje të të drejtave e këtyre komuniteteve













