Publikohet videoja: Kur Albin Kurti refuzonte t’i vihen vija të kuqe PDK-së

Publikohet videoja: Kur Albin Kurti refuzonte t’i vihen vija të kuqe PDK-së

Deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi ka publikuar një video nga një Mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes në vitin 2016, ku dëshmohet se kryetari i tanishëm i VV-së, Albin Kurti, atëherë deputet, refuzonte që të vihen vija të kuqe ndaj PDK-së, me besimin se ajo do të ndryshojë dhe se situata është e paqartë. […]

Me këtë mendim të tij nuk pajtohej sekretari i atëhershëm i partisë, Dardan Molliqaj, i cili kërkonte vija të kuqe ndaj partisë së Veselit.

Kurti, thoshte se PDK e LDK nuk janë të pandryshueshme.

“E kam njëfarë botëkuptimi për PDK-në e LDK-në. Për mu PDK e LDK nuk është qysh po shtrohet këtu, si fakte objektive, të dhëna njëherë e përgjithmonë. Ato kanë karakteristikat e veta. Nuk janë entitete monolite, të pandryshueshme. Por një pyetje ma e rëndësishme është, jo çka janë PDK e LDK por çfarë do të mund të bëhen ato si rezultat i asaj që do të bëjmë ne… edhe për shkak se ne e kem ndërmend me rrëzu këtë Qeveri, çfarë i bën vaki PDK-së e LDK-së. PDK e LDK i kanë brenda vetes katër kompetente. Disa prej tyre nuk ndryshojnë, por disa ndryshojnë… unë nuk jam i sigurt që mas një viti udhëheqja, madhësia, qëndrimet e opozita e tyre mund të mos ndryshojnë. Unë besoj, që nëse ne marrim një vendim, a po shkojmë me PDK-në, a po shkojmë me LDK-në, kjo do të kishte rëndësi në vendimet praktike që i marrim sot. Duhet dikush me ia bë një analizë konkrete, edhe PDK-së edhe LDK-së”, thoshte ai.

Ndërsa, sa për vijat e kuqe e thoshte qartë: “Megjithatë, nuk jam për me marrë far vendimi. Po e di që PDK-ja e ka kapë shtetin edhe opozita e saj është tejet e rëndësishme.”

Ndaj këtij qëndrimi të Kurtit kishte reaguar Molliqaj, duke thënë se situata ishte më e qartë se që thoshte Kurti.

“S’kam qare pa folë sepse kam goxha dallim me Albinin në atë që e tha dhe s’kam qare pa e nda sepse mendoj që është e rëndësishme kjo. Unë nuk mendoj që situata është qaq e paqartë sa po thotë Albini. Nuk është e qartë sa po thom unë, por as qaq e paqartë sa po thotë Albini nuk është. Unë nuk pres që cfarëdo vendimi që ndodh këtë vit, që të ndodh ndonjë transformim i madh i PDK-së. Shumë ma shumë gjasa ka me ndodh dicka në LDK, por jo domosdoshmërisht”, thoshte Molliqaj. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?