PSD zgjerohet edhe në Drenicë, kërkon t’ia marrë pushtetin Ramiz Lladrovcit

PSD zgjerohet edhe në Drenicë, kërkon t’ia marrë pushtetin Ramiz Lladrovcit

Partia Socialdemokrate ka hapur zyren e saj në qytetin e Drenasit, shkruan Periskopi. Ja çka shkruhet në komunikatën e kësaj partie: PSD NË DRENICË, ZGJEROHET NË DRENAS Partia Socialdemokrate po shtrihet dhe zgjerohet edhe në Drenicë. Duke e paraqitur platformën socialdemokrate në hapjen e zyres së PSD-së në Drenas, nënkryetari Qëndron Kastrati, sekretarja e përgjithshme […]

Partia Socialdemokrate ka hapur zyren e saj në qytetin e Drenasit, shkruan Periskopi.

Ja çka shkruhet në komunikatën e kësaj partie:

PSD NË DRENICË, ZGJEROHET NË DRENAS

Partia Socialdemokrate po shtrihet dhe zgjerohet edhe në Drenicë. Duke e paraqitur platformën socialdemokrate në hapjen e zyres së PSD-së në Drenas, nënkryetari Qëndron Kastrati, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatori i degës Helidon Kastrati kanë ftuar qytetarët e Drenasit që të bashkohen në përpjekjen e përbashkët për organizim demokratik dhe për politika sociale.

Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka qenë ndër vite manifestim i papërgjegjësisë, zhvatjes së parasë publike dhe nepotizmit. Si rezultat, Drenasi është sot ende pa aparatura mjekësore ekzistenciale në Qendrat e Mjekësisë Familjare, me infrastrukturë të dobët rrugore, si dhe me mungesë të trotuareve dhe të objekteve shkollore.

Modeli qeverisës i Partisë Socialdemokrate në Prishtinë dhe Kamenicë, me transparencë radikale, politika zhvillimore sidomos për shtresat e varfra dhe të mesme, funksionalizim të shërbimeve komunale dhe zgjerim të hapësirave publike, janë shembuj të nevojës së ushtrimit të politikave socialdemokrate në Drenas dhe gjithandej Republikës.

Angazhimi politik në Partinë Socialdemokrate, që po dëshmohet çdo ditë e më shumë me rezultate konkrete në zgjidhjen e problemeve ekzistenciale, si dhe në luftimin e pabarazive dhe padrejtësive, është mundësia e sotme për transformimin e nesërm shoqëror, që e vendos në rend të parë shumicën e anashkaluar nga kleptokracia e pushteteve që po i shërbejnë pakicës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?