Protesta të dhunshme në Paris kundër rritjes së taksave

Gati 100 vetë, përfshirë 16 oficerë policie, janë plagosur dhe më shumë se 200 të tjerë janë arrestuar pas një proteste të dhunshme në qendër të Parisit të shtunën, thanë zyrtarët. Policia franceze përdori gaz lotsjellës, dhe pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur përpara Arkut të Triumfit në Paris të shtunën. Protestuesit […]

Gati 100 vetë, përfshirë 16 oficerë policie, janë plagosur dhe më shumë se 200 të tjerë janë arrestuar pas një proteste të dhunshme në qendër të Parisit të shtunën, thanë zyrtarët.

Policia franceze përdori gaz lotsjellës, dhe pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur përpara Arkut të Triumfit në Paris të shtunën.

Protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë tek oficerët e policisë të cilët u tërhoqën.

Disa qindra protestues u ulën për të kënduar himnin kombëtar të Francës dhe bënë thirrje për dorëheqjen e presidentit Macron.

Deri të shtunën pasdite, policia tha se të paktën 224 persona ishin arrestuar në Paris. Të paktën 80 vetë u plagosën, përfshirë edhe policinë e trazirave, thanë autoritetet.

Protestat filluan më 17 nëntor për shkak të pakënaqësive në rritje për rritjen e taksave të karburantit dhe koston e lartë të jetesës, si dhe udhëheqjen e presidentit francez Emmanuel Macron.

Macron ka mbrojtur vendimin për rritjen e taksës së karburantit si të nevojëshëm për të zvogëluar varësinë e Francës nga lëndët djegëse fosile dhe premtoi të krijojë plane të reja për ta bërë më të lehtë tranzicionin e çmimit të energjisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?