Prokuroria kërcënon mjekët nëse nuk ofrohet ndihma shëndetësore emergjente

Prokuroria kërcënon mjekët nëse nuk ofrohet ndihma shëndetësore emergjente

Si rrjedhojë e kërkesave për ngritje të pagës, drejtues të Federatës Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës kanë paralajmëruar se kanë kërkesa për masa radikale, duke përfshirë edhe mos ofrimin e shërbimeve emergjente shëndetësore. Nëse realizohet një kërkesë e tillë, Prokuroria paralajmëron nisjen e hetimeve për veprën penale, ‘mosdhënia e ndihmës mjekësore’. Prokurori i Prokurorisë Themelore […]

Nëse realizohet një kërkesë e tillë, Prokuroria paralajmëron nisjen e hetimeve për veprën penale, ‘mosdhënia e ndihmës mjekësore’.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, për kallxo tha se nëse realizohet paralajmërimi për mos ofrim të shërbimeve emergjente shëndetësore do ta analizojnë situatën dhe do të hetojnë nëse ka elemente të veprës penale.

“Mos dhënia e ndihmës mjekësore është vepër penale, greva është e lejuar si e drejtë e garantuar por unë nuk e di se si mundet të bëhet diçka e tillë që të mos trajtohen rastet emergjente. Ne do t’i analizojmë të gjitha mundësitë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, përndryshe do të hetojmë nëse nuk do të trajtohen rastet e natyrës urgjente”, tha prokurori Berisha.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës në nenin 261 përcakton dënime me burg për mos ofrim të ndihmës mjekësore.

“Mjeku ose punonjësi tjetër shëndetësor, i cili në kundërshtim me detyrën e tij refuzon t’i ofrojë ndihmën mjekësore personit të cilit i nevojitet ndihma e tillë, ndonëse ai është i vetëdijshëm ose do  duhej të ishte i vetëdijshëm se mosveprimi i tillë mund të rezultojë në lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit ose vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet”, përcakton Kodi Penal.

Në rast se mos ofrimi i ndihmës mjekësore pason me lëndim të rëndë ose dëmtim të rëndë të shëndetit, parashihet dënim prej 3 muaj deri në 3 vjet burg, ndërsa kur mos ofrimi i ndihmës  rezulton me vdekje, kryesi dënohet me dënim deri në 8 vjet burg.

Gjtihashtu, Ligji për Grevat në Kosovës, ligj ky që rregullon kushtet, mënyrën dhe të drejtën për grevë, parasheh rastet kur kërkohet sigurimi i minimumit të procesit të punës.

“Këshilli Grevist ka për detyrë që gjatë kohës së grevës të bashkëpunojë me organin punë drejtues të organizatës, përkatësisht me punëdhënësin për të siguruar minimumin e procesit të punës dhe të prodhimit, kur një punë e tillë është e domosdoshme për jetën dhe sigurinë e qytetarëve ose është kusht i pazëvendësueshëm i jetës dhe punës së qytetarëve”, thuhet në nenin 16 të Ligjit për Greva.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?