Presidenti thotë se letra e Trump ka krijuar një momentum i jashtëzakonshëm për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar letrën e presidentit Donald Trump dhe përmbajtjen e saj për dialogun Kosovë- Serbi. “Gjithashtu presidenti Trump thekson nevojën e angazhimit më dinamik që të mos ketë kthim në tragjedi të së kaluarës. Gjithashtu ai potencon qartë se është i gatshëm që angazhimin e dy vendeve e të arritjes së marrëveshjes […]
Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar letrën e presidentit Donald Trump dhe përmbajtjen e saj për dialogun Kosovë- Serbi.
“Gjithashtu presidenti Trump thekson nevojën e angazhimit më dinamik që të mos ketë kthim në tragjedi të së kaluarës. Gjithashtu ai potencon qartë se është i gatshëm që angazhimin e dy vendeve e të arritjes së marrëveshjes finale, që nënkupton njohjen nga Serbia, ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe ulëse në OKB për Kosovën, të festohen në Shtëpinë e Bardhë. Mendoj që kanë qenë tre momente historike kur Kosova tregoi mesazhe përkrahës e për Kosovën. Kërshëndellat e 1992 nga Bushi plak, mesazhi i dytë ka qenë bombardimet e vendosura nga presidenti Clinton, dhe e treta është deklarata e Bushit të ri kur tha mjaft është mjaft dhe pas gjashtë muajve e patëm Kosovën e pavarur. Dhe tash është rikthyer vëmendja tek procesi final i pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai në Klan Kosova.
Ai ka thënë se nuk beson që ka liderë politik apo qytetarë që dikush del kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Periskopi












