Presidenti i Nigerisë thuhet të ketë vdekur, reagon ashpër: Nuk kam vdekur, nuk jam klon

Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari mohoi pretendimet se ka vdekur dhe se u zëvendësua nga një klon, duke i quajtur spekulimet “thashetheme injorante”. Në një postim në Twitter të dielën, Buhari iu adresua raportimeve ndërsa ishte në një takim në Poloni. “Një nga pyetjet që mu bë sot gjatë takimit me nigerianët në Poloni, ishte […]

Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari mohoi pretendimet se ka vdekur dhe se u zëvendësua nga një klon, duke i quajtur spekulimet “thashetheme injorante”.

Në një postim në Twitter të dielën, Buhari iu adresua raportimeve ndërsa ishte në një takim në Poloni.

“Një nga pyetjet që mu bë sot gjatë takimit me nigerianët në Poloni, ishte nëse unë jam i klonuar apo jo?”-tha ai. “Zërat injorantë nuk janë të habitshëm, kur unë isha me pushime mjekësore verën e kaluar shumë njerëz shpresonin që unë të vdisja.”

Buhari kaloi periudha të gjata në Londër duke marrë trajtim mjekësor në vitin 2017 dhe në një rast qëndroi larg Nigerisë për më shumë se tre muaj.

Mungesa e tij nxiti spekulime të forta në vend për shëndetin e Presidentit dhe shumë raporte të rreme qarkullonin në internet duke thënë se ai kishte vdekur.

Pasi njerëzit besuan se Muhammadu Buhari vdiq, nxituan tek zv/presidenti Yemi Osinbajo duke kërkuar të ishte zëvendës i tij.

“Kjo gjë e turpëroi shumë, ne e diskutuam kur më vizitoi, ndërsa unë po e rimerrja veten,”-shtoi Buhari. “Unë mund t’ju siguroj se ky jam me të vërtetë unë. Më vonë këtë muaj unë do të festoj ditëlindjen time të 76-të. Dhe jam ende i fortë.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?