Presidenti gjerman: Demokracia jonë është e fuqishme, por duhet të respektojmë edhe të tjerët

Presidenti gjerman: Demokracia jonë është e fuqishme, por duhet të respektojmë edhe të tjerët

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka bërë thirrrje në fjalimin e tij për Krishtlindje për më shumë afërsi mes njerëzve, më shumë dialog dhe kompromis. Grindjet politike dhe shoqërore në Gjermani janë ashpërsuar shumë gjatë vitit 2018. Shumë shpesh flitet për përçarjet shoqërore dhe largimin e politikanëve prej qytetarëve. Në veçanti në kohën e rrjeteve […]

Grindjet politike dhe shoqërore në Gjermani janë ashpërsuar shumë gjatë vitit 2018. Shumë shpesh flitet për përçarjet shoqërore dhe largimin e politikanëve prej qytetarëve. Në veçanti në kohën e rrjeteve sociale janë shtuar këto dallime dhe grindje, është shtuar mllefi dhe zemërimi. Këtu nuk bëhet fjalë shpesh për shkëmbim mendimesh apo debate.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka tematizuar në fjalimin tradicional për Krishtlindje, pikërisht këto dallime: “Këtu kemi helmime, ngritje zërash dhe mllef.” Ai ka përshtypjen se “gjermanët po flasin gjithnjë e më pak me njeri-tjetrin”, ndonëse grindjet dhe dallimet janë shtuar. E pikërisht bisedimet e përbashkta janë pjesë e demokracisë.

Angazhimi i secilit

“Demokracia jonë është e fuqishme!”, theksoi presidenti. Steinmeier e ka fituar këtë përshtypje gjatë takimeve dhe bisedimeve me miliona njerëz. “Secili duhet të angazhohet – në shoqata, politikë, në spitale, polici, tek zjarrfikësit apo dhe në takime me fqinjët.” Edhe Krishtlindjet janë kohë e mirë për takime dhe bisedime, shkëmbimin e mendimeve.

Steinmeier paralajmëron se “demokracia është e fuqishme, por vetëm aq sa e bëjmë ne të fuqishme”. Ne, sipas tij, duhet të mbrojmë mendimin tonë, por duhet të respektojmë edhe mendimet e të tjerëve. “Në fund duhet të gjejmë një kompromis, e kompromisi nuk është dobësi! Aftësia për të arritur kompromis është fuqi e demokracisë.”

Vendet tjera

Ky është fjalimi i dytë i Frank-Walter Steinmeierit si president. Ndryshe nga viti i kaluar, kësaj radhe ai ka përmendur edhe vendet tjera. Steinemeier përmendi Francën dhe barrikadat atje, dallimet e mëdha në SHBA, shqetësimet për rrugën e Birtanisë së Madhe pas Brexitit, zhvillimet shqetësuese në Evropë, në Hungari, Itali dhe vende të tjera. “Gjermanët natyrisht që nuk janë të kursyer nga këto zhvillime”, thotë ai. Ndaj edhe dialogu, shkëmbimi i mendimeve, grindjeve dhe komprimisit janë më të domosdoshme se kurrë më parë.

“Edhe tek ne në Gjermani ka pakënaqësi, frikë dhe zemërim”, thotë presidenti. Dhe pikërisht për këtë shkak, duhet të bisedojmë mes vete edhe në familje, me të njohurit dhe miqtë gjatë festës së Krishtlindjeve!”

“Të gjithë ne” jemi Gjermani

Më shumë se zërat e lartë dhe mllefosjet shqetëson “heshtja e shumë të tjerëve”. Gjithnjë e më shumë njerëz hezitojnë të thonë mendimin e tyre, fshihen në rrethin e njerëzve që menojnë si ata, nuk e thonë mendimin e tyre hapur. Ndarjet dhe përkufizimet e këtilla nuk janë të dobishme. “Ne të gjithë jemi pjesë e Gjermanisë, pavarëisht nga prejardhja apo ngjyra e lëkurës, stili i jetës apo ekipi që simpatizojmë.”

Steinmeier ka bërë të ditur se natën e shenjtë do ta festojë me familjen e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?