Policia jep detajet për grabitjen në Viva Fresh

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Periskopin grabitjen që ka ndodhur para pak minutash në marketin Viva fresh në Prishtinë. “Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market ne rrugen Isa Kastrati ne Prishtine. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e […]
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Periskopin grabitjen që ka ndodhur para pak minutash në marketin Viva fresh në Prishtinë.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market ne rrugen Isa Kastrati ne Prishtine. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rasti”, ka thënë zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Burime të KosovaPress-it thonë se nuk ka të lënduar me këtë rast. Derisa kanë raportuar se bëhet fjalë për pesë persona me armë të shkurtra që kanë realizuar grabitjen.
Aktualisht policia ka dalë në vendngjarje dhe po pret njësitet tjera policore, të cilat do ta kryejnë hetimin. /Periskopi












