Policët serbë arrestojnë mizorisht babain që kërkonte drejtësi për djalin e vdekur

Policët serbë arrestojnë mizorisht babain që kërkonte drejtësi për djalin e vdekur

Policia në pjesën me shumicë serbe të Bosnjës e kanë arrestuar një person që po e kërkon të vërtetën për vdekjen e djalit të tij. Kërkesa e tij është përkrahur nga shumë njerëz të cilët kanë organizuar një varg protestash. Policia e arrestoi atë për mospërgjigje ndaj thirrjes për t’u marrë në pyetje. Policia e […]

Policia në pjesën me shumicë serbe të Bosnjës e kanë arrestuar një person që po e kërkon të vërtetën për vdekjen e djalit të tij. Kërkesa e tij është përkrahur nga shumë njerëz të cilët kanë organizuar një varg protestash. Policia e arrestoi atë për mospërgjigje ndaj thirrjes për t’u marrë në pyetje.

Policia e arrestoi Davor Dragiçeviqin në Banja Lukë, kryeqytetin e Republikës Serbe të Bosnjës. Përpos tij, policia arrestoi edhe persona të tjerë, përfshirë ish-bashkëshorten e Davorit. Avokati i familjes së tij ka thënë se ai është lënduar gjatë arrestimit, por policia e ka mohuar një gjë të tillë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet përleshja mes policisë dhe civilëve në sheshin qendror të Banja Lukës.

Misioni i Bashkimit Evropian në Bosnjë e ka lëshuar një deklaratë, në të cilën thuhet se ata janë duke i përcjellur zhvillimet e fundit për këtë rast. “Rrjedha e sotme e ngjarjeve dërgon shenja negative dhe alarmuese për gjendjen e sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian.

Babai i djalit të vdekur e themeloi lëvizjen “Drejtësi për Davidin” pas vdekjes së dyshimtë të djalit të tij 21-vjeçar në mars të këtij viti. Ai ishte gjetur i vdekur në një përrua një javë pasi ishte zhdukur. Sipas babait të tij, djali është rrëmbyer, keqtrajtuar dhe vrarë. Në anën tjetër, policia thotë se atij i është gjetur alkool dhe drogë dhe se është mbytur vetë në ujë, shkruan “Free Europe”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?