Pesë faktet që duhet t’i dini për HIV-in

Pesë faktet që duhet t’i dini për HIV-in

Ka shumë mite që qarkullojnë rreth sëmundjes së HIV-it dhe AIDS-it – por çfarë do të thotë të jeni të diagnostikuar si HIV pozitiv? Ndonëse gjatë dekadave të fundit informacionet që i dimë për HIV-in dhe AIDS-in janë shtuar, prapëseprapë ende ka shumë keqkuptime që qarkullojnë. 1: Ka dallim mes HIV-it dhe AIDS-it HIV është […]

Ndonëse gjatë dekadave të fundit informacionet që i dimë për HIV-in dhe AIDS-in janë shtuar, prapëseprapë ende ka shumë keqkuptime që qarkullojnë.

1: Ka dallim mes HIV-it dhe AIDS-it

HIV është virus që e sulmon sistemin e imunitetit dhe që ju bën më të rrezikuar ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve. AIDS është termi i cili përdoret për ta përshkruar sëmundjen atëherë kur sistemi i imunitetit është dëmtuar rëndë.

Dikush që sëmuret nga AIDS i bie që veçse ka kontraktuar një numër të infeksioneve vdekjeprurëse.

2: Më të prirë jeni të vdisni me HIV sesa nga HIV-i

Siç e thamë edhe më lart, HIV është sëmundje e cila e sulmon sistemin tonët ë imunitetit, duke na bërë më të rrezikuar nga infeksionet.

Fatkeqësisht, në shtetet që janë në zhvillim, shkalla e vdekjes së njerëzve me AIDS ende është e lartë, por në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse është sëmundje kronike, mund të menaxhohet me tretman të rregullt dhe të duhur.

3: HIV-in nuk mund ta fitoni nga djersa, urina apo pështyma

HIV transmetohet përmes lëngjeve trupore të një personi të infektuar – qoftë përmes gjakut, spermës, sekrecioneve vagjinale apo qumështit të gjirit.

Është një virus shumë delikat dhe nuk mund të mbijetojë jashtë trupit shumë gjatë, prandaj edhe nuk mund të transmetohet përmes djersës, urinës apo pështymës. Për të njëjtën arsye nuk mund të transmetohet as nga mushkonjat.

4: HIV-i nuk diskriminon

Shumica e diagnozave të reja në Mbretërinë e Bashkuar i përkasin komunitetit heteroseksual, ndërkaq një pjesë e madhe e rasteve me HIV janë femra. Më parë është besuar se virusi i prek vetëm meshkujt homoseksualë, kur në realitet i prekë personat e të gjitha orientimeve seksuale, të të gjitha gjinive, moshës dhe racës.

5: Mund të parandalohet

Ju mund ta mbroni veten nga HIV-i duke u siguruar se përdorni prezervativ gjatë seksit. Gjithashtu sigurohuni të bëni rregullisht analiza të sëmundjeve që transmetohen seksualisht.

PrEP’ është një ilaç i cili mund të përdoret për ta parandaluar HIV-in. Është ide e mirë ta përdorni këtë nëse jeni më të rrezikuar nga ky virus. Rreziqet përfshijnë nëse bëni seks të pambrojtur anal, nëse përdorni droga rekreacionale, ose nëse jeni në lidhje me një person që është HIV pozitiv. /Telegrafi/

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar