Përleshen fizikisht në varrim aktivisti i Vetëvendosjes me asambleistin e PSD’së

Një përleshje fizike raportohet se ka ndodhur në Suharekë mes aktivistit të PSD’së, Leonard Shalës dhe atij të Vetëvendosjes, Veton Shalës. Raportohet se Shala kishte komentuar në një postim në Facebook të Leonard Shalës, ku ai shihej me nënkryetarin e PSD’së, Visar Ymerin dhe kolegë të tjerë. Aktivisti i VV-së kishte akuzuar PSD se janë […]
Raportohet se Shala kishte komentuar në një postim në Facebook të Leonard Shalës, ku ai shihej me nënkryetarin e PSD’së, Visar Ymerin dhe kolegë të tjerë.
Aktivisti i VV-së kishte akuzuar PSD se janë bërë bisht i PDK-së.
Përgjigje për këtë kishte asamblisti i PSD-së, i cili shkroi duke e akuzuar se “është shtyrë nga dikush të leh”.
Pas gjithë komenteve, të nesërmen ndodhi edhe rrahja, ndërsa rasti është lajmëruar në Polici.
Periskopi mori vesh se ata janë fqinjë, por qëndrimet e ndryshme politike kanë përçarë mes veti.
Shala kishte qenë anëtar i VV’së, por pas ndarjes ai i ishte bashkuar PSD’së.












