Përgenjështron Kurti: Nuk isha në Odën e Kamer Metajt

Vetëm pak kohë pasi në Rubikon të KTV-së, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti tha me bindje se nuk ka qenë në odën e Kamer Metajt, plaçkitësit që vrau një polic e rrezikoi të tjerë në një plaçkitje grabitqare sot në Istog, kanë nisur të shpërndahen fotografi të cilat dëshmojnë të kundërtën. Në Rubikon Kurti tha […]
Vetëm pak kohë pasi në Rubikon të KTV-së, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti tha me bindje se nuk ka qenë në odën e Kamer Metajt, plaçkitësit që vrau një polic e rrezikoi të tjerë në një plaçkitje grabitqare sot në Istog, kanë nisur të shpërndahen fotografi të cilat dëshmojnë të kundërtën.
Në Rubikon Kurti tha se Metaj mund të ketë qenë anëtar i VV-së, por kurrë nuk ka qenë në odën e tij.
“Në bazë të fotografive nuk më kujtohet por është e mundshme të jetë anëtar i yni. Është për të ardhur keq, lajm i tmerrshëm por ka ndodhur çfarë ka ndodhur tash. Istogu është i vogël dhe nga të dhënat zyrtare do ta marrim vesh kush ishte saktësisht. Është përhapur lajmi që unë kam qenë në odën e tij, nuk është e vërtetë. Kam qenë në odën e Muharrem Metajt që së fundi nga LDK-ja ka kaluar në VV, mund ta ketë kushëri dorasin por s’kam qenë në odën e tij”, tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në rrjetin social Facebook është shkëputur paralajmërimi i ngjarjes, ku tregohet se Vetëvendosje do të mbajë takim në odën e Kamber Metajt, e aty do të flasë edhe Albin Kurti.












