Përfundon takimi me ambasadorët e QUINT’it, Limaj tregon çka u thanë ata

Bashkë-kryesuesi i Ekipit Negociator në bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj ka folur pas takimit të përbashkët që patën me ambasadorët e QUINT’it – raporton Periskopi. Në një deklaratë për media, Limaj tha se ambasadorët shprehën gatishmërinë me ndihmu Kosovën në këtë rrugë, që të arrihet marrëveshja mes dy vendeve. “Në 10 ditshin e parë kemi […]
Në një deklaratë për media, Limaj tha se ambasadorët shprehën gatishmërinë me ndihmu Kosovën në këtë rrugë, që të arrihet marrëveshja mes dy vendeve.
“Në 10 ditshin e parë kemi vizitë në Bruksel, dhe aty do t’i paraqesim idetë tona, por duhet të dëgjojmë çfarë po thonë edhe facilituesit e këtij procesi. Marrëveshja do të sjell paqe në rajon. Do të bëjmë një rrugëtim të përbashkët, dhe do t’ju njoftojmë për çdo gjë”, ka thënë Limaj.
Ai shprehu bindjen e plotë se formimi i Ushtrisë nuk do ta pengojë procesin e dialogut.
“Aty ku formohet Ushtria, fuqizohet shteti. Formimi i Ushtrisë fuqizon shtetësinë e Kosovës. Ne e kemi për detyrë të përçojmë mesazhe se kemi unitet politik në Kosovë. Qëndrimet tona s’do të jenë partiake, por shtetërore. Duhet t’i kemi orientimet të dialogu. Për tema të Qeverisë, flasim në Qeveri”, shtoi ai.
Ai iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili kishte thënë se është e papranueshme që Limaj të jetë në këtë proces, për shkak të kaluarës së tij.
“Përfaqësuesit e Kosovës, i zgjedh populli i Kosovës. Përfaqësuesit serbë i zgjedh populli serb. Me pas ngu Vuçiqin, ne s’ishim t’u dialogu hiç”, tha shkurt Limaj./PERISKOPI












