Për shtesat e fëmijëve duhet të hartohen dokumente shtesë

Për shtesat e fëmijëve duhet të hartohen dokumente shtesë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica ka sqaruar se për fillimin e dhënies së shtesave për fëmijët do të duhet që të hartohen edhe disa dokumente në mënyrë që të zbatohen rekomandimet e dala nga rezoluta e miratuar në Kuvend. Por Reçica thotë se është herët që të thuhet se sa do […]

Por Reçica thotë se është herët që të thuhet se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit ky proces.

“Realisht unë mendoj që tani për tani është herët të flitet për buxhetin sepse jemi në fazën fillestare. Vetëm pasi të fillohet analiza në tersi të shihet cilat grupe do të preken, cilat grupe do të mbështeten, mandej do të vijë deri te kostoja e shtesave për fëmijë, pra kostoja dihet më vonë”, ka thënë Reçica për EO.

“Si ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi në kuadër të sistemit pensional në vend dhe me koncept- dokumente që pritet të miratohen nga Qeveria dhe vitin e ardhshëm do ta kemi edhe draft-ligjin me punën pensionale”.

“Në dokument do të dalin dy ligje: Ligji unik për pensione dhe Ligji për sigurimet sociale nga i cili do të krijohet edhe fondi për sigurime sociale dhe kjo është një risi për sistemin e sigurimeve në Kosovë që ne akoma si vend nuk kemi sistem të plotë të sigurimeve sociale, që realisht është baza, korniza e një shteti që me të ta ketë drejtësinë sociale si parësore dhe në kuadër të fondit për punë sociale do të mbulohen disa skema nga ai fond, i cili do të përcaktohet se si do të jetë kontributi i punëdhënësit dhe punëmarrësve në krijimin e atij fondi dhe një nga skemat që parashikohet të financohet nga fondi për sigurime sociale në të ardhmen dhe përkujdesjen e prindërore apo shtesat që i quajmë ne”, ka thënë Reçica.

“Tani për tani kemi koncept-dokumentin e reformës që do të bëhet, do të hartohet draft-ligji gjatë vitit të ardhshëm që natyrisht do të ketë qartësime më të thella ndërsa rezoluta që është miratuar në Parlament, përgjegjësitë ia lë Ministrisë së Punës”.

Kur foli për kategorizimin, ai ka sqaruar se edhe kjo çështje mbetet të qartësohet gjatë hartimit të dokumenteve vitin e ardhshëm.

“Në hartimet e dokumenteve tjera që do t’i paraprijnë fillimit të shtesave të fëmijëve, mbetet edhe kategorizimi dhe çështjet tjera të trajtohen me dokumente tjera gjatë hartimit të tyre dhe punimit të tyre”.

Më 7 nëntor me 61 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim, është miratuar në Kuvendin e Kosovës rezoluta në lidhje me shtesat e fëmijëve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?