PDK në dilemë për rolin e Thaçit në dialog pas Rezolutës, seanca e pozitës mund të mos mbahet

Ligji mbi Negociatat dhe Projekt Rezoluta për Ekipin negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, mund të mos vihet fare në votim sonte në Kuvend. Kjo ngase pozita nuk i ka sqaruar dilemat që ka në lidhje me mbajtjen e seancës për këtë qëllim sonte. Burime të Periskopit bëjnë të ditur se ka shqetësime brenda […]
Ligji mbi Negociatat dhe Projekt Rezoluta për Ekipin negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, mund të mos vihet fare në votim sonte në Kuvend.
Kjo ngase pozita nuk i ka sqaruar dilemat që ka në lidhje me mbajtjen e seancës për këtë qëllim sonte.
Burime të Periskopit bëjnë të ditur se ka shqetësime brenda PDK-së për rolin që do të ketë presidenti Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë, pas miratimit të Ligjit dhe Rezolutës.
Kjo për faktin se fillimisht ai nuk do të jetë më udhëheqës i dialogut por këtë do ta bëjë ekipi negociator.
Ky ekip do të ketë në krye Fatmir Limajn e Nismës dhe Shpend Ahmetin e PSD-së.












