Pastrohet pas 120 vjetësh qilimi që më 1897 u shtrua për takimin e sulltan Abdulhamidit II me mbretin Wilhelm II

Pastrohet pas 120 vjetësh qilimi që më 1897 u shtrua për takimin e sulltan Abdulhamidit II me mbretin Wilhelm II

Një nga qilimat më gjigant në botë, i vjetër gati 120 vite, i cili zbukuron dyshemenë e sallonit gala të Pallatit Yildiz, kohët e fundit është nxjerrë nga pallati për t’u pastruar dhe restauruar. Qilimi “Hereke” i punuar në vitin e largët 1897, zbukuron dyshemenë e sallonit gala me rastin e takimit të atëhershëm të […]

Një nga qilimat më gjigant në botë, i vjetër gati 120 vite, i cili zbukuron dyshemenë e sallonit gala të Pallatit Yildiz, kohët e fundit është nxjerrë nga pallati për t’u pastruar dhe restauruar.

Qilimi “Hereke” i punuar në vitin e largët 1897, zbukuron dyshemenë e sallonit gala me rastin e takimit të atëhershëm të Sulltan Abdulhamidit II dhe Mbretit gjerman Wilhelm II, shkruan Anadalu.

Pas 12 dekadash qilimi për herë të parë është nxjerr nga pallati dhe u la në një pishinë të ndërtuar enkas me mjete të veçanta për ta përgatitur për procesin e restaurimit.

Qilimi peshon rreth 3 ton dhe mbulon një sipërfaqe prej 468 metrash katrorë. Sallonit të vet do t’i kthehet përsëri pas restaurimit i cili do të zgjasë rreth 3 vite.

Zv/drejtori i Departamentit për Menaxhim me Pallatet Kombëtare të Turqisë, Ahmet Çapoğlu për AA tha se ky është qilimi më i madh në Turqi dhe një nga më të mëdhenjtë në botë.

“Ky është një artefakt i çmuar historik. Sulltani Abdulhamid e pati urdhëruar të bëhet me rastin e pritjes së Mbretit gjerman Wilhelm. Larat në qilim janë dizajnuar nga piktori i oborrit Emil Meinz”, tha Çapoğlu.

Qilimi është dizajnuar në përputhje me stolitë në muret dhe tavanin e Sallonit të Madh në pallat ndërsa Çapoğlu tha se qilimi është dërguar në një vend të veçantë për restaurimin që ishte i nevojshëm, sepse me kalimin e kohës ka pasur dëme të dukshme.

Larja e qilimit ishte gjithashtu një angazhim i përkushtueshëm, me ç’rast u përdor një detergjent i veçantë, i bërë nga ekspertë të Universitetit Teknik të Stambollit.

“Me restaurimin e qilimit në 2 deri 3 vitet e ardhshme do të merren profesionistë të Departamentit për Menaxhim me Pallatet Kombëtare të Turqisë”, tha Çapoğlu./AA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?