Pasi e kemi dhënë Kullën dhe Çakorrin, a do ta jepni edhe fenë për viza?

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka thënë se për vizat Brukseli e ka dënuar popullin e Kosovës për shkak të përkatësisë fetare. Sipas tij, vetëm pse jemi myslimanë s’po i marrim vizat. “Këtë ua kam thënë edhe ambasadorëve e burokratëve evropianë, të cilët kurrë nuk guxojnë në takime me thanë që i urrejnë vendet që […]
Sipas tij, vetëm pse jemi myslimanë s’po i marrim vizat.
“Këtë ua kam thënë edhe ambasadorëve e burokratëve evropianë, të cilët kurrë nuk guxojnë në takime me thanë që i urrejnë vendet që kanë përkatësi myslimane, pa i pi 7 gota raki. E vërtet që ne i kemi plotësu kriteret, po ata nuk janë budalla, e din që problemi i korrupsionit është shqetësues. Hypni kalit, e mos i zhdrypni hiç. Edi Rama veç që nuk e mori defin e me thanë na jena për këtë, e për këtë. Edhe Hahnin qaq e kemi frikësu, saqë me burek me gjizë u kthy në Bruksel. Të bëhemi bashkë për dialogun, e mos ta kërcënojmë BE’në sepse i bie si me kërcënu miza elefantin”, ka thënë Zeka tutje.
Ai ka kritikuar deputetët e LDK’së pasi thotë se ia falen Malit të Zi Kullën e Çakorrin, me votimin e Demarkacionit. /PERISKOPI












