Pasaporta bullgare pesë fish më shtrenjtë për kosovarët se sa për maqedonasit

Pasaporta bullgare pesë fish më shtrenjtë për kosovarët se sa për maqedonasit

Qytetarët e Maqedonisë kanë qenë të privilegjuar për marrjen e pasaportave bullgare. Përderisa ata për t’u pajisur me dokument udhëtimi bullgar kanë paguar nga 1.000 euro, kosovarëve të interesuar për të njëjtën u është dashur pesëfishi i asaj shume. Në katër vitet e fundit pasaporta të tilla kanë marrë 70.000 maqedonas, ndërsa nuk ka të […]

Kjo ka dalë nga dëshmia për televizionin bullgar kombëtar BTV e një personi i cili nga afër ka qenë i njoftuar me “procedurën korruptive” në Agjencinë bullgare jashtë vendit, skandal i cili ka dridhur Bullgarinë dhe ka shkaktuar arrestim të drejtorit të Agjencisë.

Sipas dëshmitarit, me kandidatët për pasaporta bullgare kanë punuar mbi 100 ndërmjetësues të cilët u kanë ndihmuar në mbledhjen e dokumenteve dhe adresave për regjistrim. Ai ka thënë se qytetarët e Maqedonisë për pasaportë bullgare kanë paguar deri një mijë euro, ndërsa ata të Kosovës deri pesë mijë euro.

“Më lehtë mund të bëhesh bullgar nëse hap ndërmarrje dhe punëson 10 punëtorë. Në bazë të aktiviteteve të tregtisë merret status i qëndrimit të përhershëm. Mënyra e dytë është kur shtetasit e huaj të vendeve jashtë BE-së posedojnë firma dhe nxjerrin dokumente për hapjen e selisë tregtare në Bullgari. Kurse varianti i tretë, që është përdorur më shpesh ditëve të fundit është të nxirret dokument për prejardhje bullgare”, ka thënë dëshmitari.

Sipas tij, ndërmjetësuesit kanë siguruar adresa të rrejshme për kërkuesit e pasaportave bullgare.

Ndryshe, në Bullgari hetimet e deritanishme kanë çuar në paraburgimin e tre personave nga Agjencia shtetërore bullgare jashtë vendit, ndërsa pas skandalit katër persona janë arrestuar edhe në Serbi, të cilët dyshohen për marrje ryshfeti dhe falsifikim të dokumenteve për marrje të pasaportës bullgare.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë thonë se nuk kanë marrë kërkesë nga ana e Bullgarisë që të kyçen në hetimet për këtë problem, ndërsa thonë se do të veprojnë menjëherë nëse një gjë e tillë kërkohet.

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?