Partia islamiste e Ferid Aganit i uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje

Partia e Drejtësisë ua uron të gjithë besimtarëve të krishterë Festën e Krishtlindjes, që simbolizon solidaritetin dhe mirëkuptimin midis njerëzve, me dëshirat që ta kalojnë me shëndet e gëzime në familjet e tyre. “Shqiptarët me shekuj e kanë kultivuar traditën e bashkëpunimit dhe të harmonisë ndërfetare. Besimtarët e të gjitha feve me rastin e festave […]
Partia e Drejtësisë ua uron të gjithë besimtarëve të krishterë Festën e Krishtlindjes, që simbolizon solidaritetin dhe mirëkuptimin midis njerëzve, me dëshirat që ta kalojnë me shëndet e gëzime në familjet e tyre.
“Shqiptarët me shekuj e kanë kultivuar traditën e bashkëpunimit dhe të harmonisë ndërfetare. Besimtarët e të gjitha feve me rastin e festave fetare gjithmonë respektojnë njeri-tjetrin dhe festojnë bashkërisht.
Partia e Drejtësisë uron që kjo Festë të gjithë ata që e festojnë t’i gjejë të bashkuar edhe me të tjerët në përpjekjet për jetë dhe të ardhme më të lumtur”, thuhet në urimin e PD-së./KosovaPress/












