Partia e Jabllanoviq: Lista Serbe do ta shpërqendrojë vëmendjen nga arrestimet për vrasjen e Ivanoviqit

Partia e Jabllanoviq: Lista Serbe do ta shpërqendrojë vëmendjen nga arrestimet për vrasjen e Ivanoviqit

Partia e Serbëve të Kosovës, që kryesohet nga Aleksandër Jabllanoviqin, e ka kundërshtuar veprimin e fundit të Listës Serbe, e cila është ngujuar në Kuvendit e Kosovës duke kundërshtuar taksën 100% ndaj mallrave nga Serbia. Në një deklaratë zyrtare të Partsë së Serbëve të Kosovës thuhet se kërkesa e Listës Serbe për largimin e taksës […]

Partia e Serbëve të Kosovës, që kryesohet nga Aleksandër Jabllanoviqin, e ka kundërshtuar veprimin e fundit të Listës Serbe, e cila është ngujuar në Kuvendit e Kosovës duke kundërshtuar taksën 100% ndaj mallrave nga Serbia.

Në një deklaratë zyrtare të Partsë së Serbëve të Kosovës thuhet se kërkesa e Listës Serbe për largimin e taksës 100% për produktet serbe, është duke u bërë vetëm për të larguar vëmendjen e publikut nga arrestimi i të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kjo parti e dënon fuqishëm veprimin e Listës Serbe përderisa e cilësoi si fushatë reklamuese të kësaj partie dhe mentorëve të saj në Prishtinë e Beograd.

“Ne kërkojmë nga Lista Serbe, që mos të fshihen pas popullit serbë dhe të mos i detyrojnë njerëzit për organizim të protestave, por të detyrojnë partnerin e koalicionit, Haradinajn, të tërheqë vendimin për futjes në fuqi të taksës 100%”.

Partia e Jabllanoviq gjithashtu ka kërkuar nga deputetët e Listës Serbe të respektojnë vendimet e tyre dhe të largohen nga institucionet e Kosovës.

“Le të tregojnë të paktën vendoshmëri në veprimtarinë e tyre politike, për të rimarrë të paktën pak dinjitet për hir të funksionimit kaq të gjatë”.

Lista Serbe është ngujuar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës duke kundërshtuar taksën prej 100%, dhe kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë aty deri sa të takohen me komisionerin evropian Johannes Hahn. Ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me kërkesën për takim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?