Partia e Behgjet Pacollit borxh të madh ndaj komunës së Prizrenit

Partia e Behgjet Pacollit borxh të madh ndaj komunës së Prizrenit

Borxhet, që partitë politike ia kanë Komunës së Prizrenit, për shfrytëzim të pronës komunale janë të shumta. Komuna e Prizrenit kishte lidhur kontrata për shfrytëzimin e pronave komunale me çmim 1 euro në muaj, për nëntë lokale për partitë politike të cilat përfaqësojnë Asamblenë Komunale. Për këto lokale nuk ishte organizuar ankand publik siç kërkohet […]

Borxhet, që partitë politike ia kanë Komunës së Prizrenit, për shfrytëzim të pronës komunale janë të shumta.

Komuna e Prizrenit kishte lidhur kontrata për shfrytëzimin e pronave komunale me çmim 1 euro në muaj, për nëntë lokale për partitë politike të cilat përfaqësojnë Asamblenë Komunale.

Për këto lokale nuk ishte organizuar ankand publik siç kërkohet me Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale.

Sipas zyrtarëve komunal lokalet ishin dhënë në shfrytëzim në bazë të vendimit të Asamblesë komunale të vitit 2005.

KALLXO.com ka kërkuar nga Komuna e Prizrenit shumat e borxheve që partitë politike ia kanë Prizrenit.

Sipas informatave nga zëdhënësi i kësaj komune, Lis Dorambari këto borxhe janë për pronën komunale që këto parti politike e shfrytëzojnë për aktivitete partiake.

Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re (AKR) është kampioni i borxheve ndaj kësaj komune.

Kjo parti i ka borxh komunës 3 mijë e 745 euro e 67 centë.

Partia Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK) e udhëhequr nga ish-ministrja për Dialog dhe ish-kryenegociatore, Edita Tahiri, është pasuese e AKR-së, me borxh prej 2 mijë e 372 euro e 45 centë.

Partia Demokratike Boshnjake “USB” (Ujedinjena Stranka Bošnjaka) i ka borxh Komunës së Prizrenit 106 euro e 45 centë.

Partia politike “Bashkimi Demokratik” është në borxhe me Komunën e Prizrenit për 55 euro.

Balli Kombëtar i ka borxh Komunës 51 euro e 94 centë, 41 euro i ka borxh Komunës, Partia Shqiptare Demokristiane.

Nga 36 euro rezulton të jetë borxhi ndaj Komunës i tri partive politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe partia turke “KTAP”.

21 euro është borxhi i partisë NDS – Nova Demokratska Stranka).

Partia politike “SDA” i ka borxh Komunës 12 euro.

Dy parti në Prizren përkundër të tjerave kanë paguar edhe qiranë për muajt e ardhshëm të shfrytëzimit të pronës komunale.

Partia e Drejtësisë ka paguar qiranë edhe për një vit, ndërsa Partia politike DS Boshnjake ka paguar qiranë për 9 muajt e ardhëm.

E Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëheq Komunën përgjatë këtij mandati nuk e ka paguar qiranë për tre muaj.

Vetëm dy parti që e shfrytëzojnë pronën komunale nuk kanë borxhe ndaj saj. Është Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia turke KDTP, që nuk kanë asnjë detyrim në komunë.

Borxhet e partive politike ndaj Komunës së Prizrenit ishin evidentuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit në vitin 2016 dhe në 2017.

Sipas gjetjeve të Auditorit të Përgjithshëm në vitin 2017, këta qiramarrës kanë pasur obligime ndaj komunës në vlerë 182,476 euro.

Duke i krahasuar këto obligime me 2016, ato kanë zbritur për 103,358 euro (obligimet e tyre ndaj komunës në vitin 2016 ishin 285,834 euro), pas marrëveshjeve të arritura nga komuna dhe qiramarrësit.

Ndërsa në vitin 2016 komuna për pronat e dhëna me qira për 2016 kishte planifikuar që të realizojë 1,350,000 euro, ndërsa kishte arritur të inkasonte 501,328 euro apo 37%.

Këta obligues i kanë pasur borxh komunës shumën 285,834 euro.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?