Paralajmërohen masa radikale nga mjekët kosovarë

Paralajmërohen masa radikale nga mjekët kosovarë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga ora 07:00 janë në grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit dhe kjo për shkak të mosplotësimit të kërkesës së tyre për rritjen e pagave. Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë […]

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga ora 07:00 janë në grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit dhe kjo për shkak të mosplotësimit të kërkesës së tyre për rritjen e pagave.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

Sipas tij, kërkesa e mantel-bardhëve është shumë e thjesht që të miratohet Ligji i pagave.

“Sot në orën 7:00 të mëngjesit në nivel vendi kemi hyrë në grevë, mjekësia primare, sekondare dhe terciare. Vetëm urgjencat për momentin janë duke punuar. Kërkesa është e thjeshtë siç edhe është duke diskutuar, që para aprovimit të buxhetit të shkoj Ligji i pagave, i cili parasheh kategorizimin e punëtorëve shëndetësor. Ligji i pagave duhet të merr parasysh vërejtjet e Federatës dhe Komisionit parlamentar për shëndetësi. Nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk kam asnjë rrugëdalje tjetër përveç masave tjera dhe më radikale se këto që po i përdorim sot”, ka thënë ai.

Syla theksoi se ndihen të injoruar nga pushteti vendor.

Ai tha se nëse nuk marrin ndonjë ftesë nga këta të fundit, atëherë në mbrëmje do të mblidhet Kryesia e Sindikatës për të marr masa tjera.

“Ne për momentin jemi duke pritur përfundimin e orarit të punës, nëse kemi ndonjë ftesë apo jo, sepse jemi të injoruar. Para një jave e kemi mbajtur një grevë të QKUK-së, nuk na ka ftuar askush dhe nëse jo, dikur nga mbrëmja do të mblidhet kryesia do ta shqyrtoj dhe njëherë vendimin 24 orësh për sot, a do të merren masa të tjera. Masat tjera mund të jenë dhe grevë pa kufi. Nëse nuk reflektojnë atëherë përgjegjësinë e mban pushteti, e jo ne. E kemi respektuar çdo normë ligjore-juridike, por çka është mjaft – është mjaft”, tha ndër të tjera, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

Ndryshe, kërkesat e grevistëve janë kalimi i Ligjit mbi pagat, duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe të fillojë menjëherë implementimi i ligjit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?