Pacolli në Gambi, takon Presidentin dhe homologun e tij nga ky shtet – nënshkruhet marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi

Pacolli në Gambi, takon Presidentin dhe homologun e tij nga ky shtet – nënshkruhet marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi

Në kuadër të mini-turit në kontinentin Afrikan dhe me qëllimin e avancimit të marrëdhënieve me vendet afrikane, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Gambi. Me këtë rast, sipas një njoftimi, ministri Pacolli ka takuar përfaqësuesit më të lartë shtetëror, respektivisht Presidentin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të […]

Në kuadër të mini-turit në kontinentin Afrikan dhe me qëllimin e avancimit të marrëdhënieve me vendet afrikane, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Gambi.

Me këtë rast, sipas një njoftimi, ministri Pacolli ka takuar përfaqësuesit më të lartë shtetëror, respektivisht Presidentin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi.

“Në nismë të kësaj vizite, Ministri Pacolli takoi Presidentin e këtij shteti, Adama Barrow, i cili i konfirmoi përkrahjen e tij për Republikën e Kosovës, në rrugën e përpjekjeve të saj për thellim të marrëdhënieve me këtë vend, si dhe me vendet tjera të kontinentit Afrikan. Presidenti Barrow po ashtu premtoi përkrahje të palëkundur të vendit të tij në të gjitha proceset e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, në takim me homologun e tij, ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë, Mamadou Tangara, i cili i kishte komunikuar njohjen Republikës së Kosovës nga Gambia vite më parë, Pacolli dhe Tangara u pajtuan që të identifikojnë fushat e bashkëpunimit konkret mes dy vendeve.

“Si rezultat i komunikimit intensiv që i ka paraprirë kësaj vizite, Pacolli dhe Tangara nënshkruan marrëveshjen, që do të thellojë marrëdhëniet politike dhe diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Gambisë. E njëjta marrëveshje do të intensifikojë dhe thellojë lidhjet mes dy popujve tanë. Gjatë kësaj vizite, Gambia ri-konfirmoi përkushtimin që ta mbështesë Kosovën në të gjitha qëllimet e saj diplomatike, dhe në këtë kontekst ministri Tangara premtoi që së shpejti do ta vizitojë Kosovën”, thuhet tutje në njoftim.

Në fund të njoftimit theksohet se ky minitur diplomatik ka për qëllim edhe të informojë vendet Afrikane përkitazi me zhvillimet në rajonin Ballkanik, dhe veçanërisht t’i shërbejë komunikimit konstruktiv përkundër lajmeve të rreme, të cilat disa akterë të papërgjegjshëm i projektojnë me qëllim dëmtimin e marrëdhënieve mes vendeve të pavarura dhe sovrane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?