Pacolli fillon shëtitjen nëpër vende afrikane, zbret në Gambi

Behxhet Pacolli ka ndërruar kontinent. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës në orët e para të mëngjesit ka arritur në Gambi. Pacolli ka publikuar një video të momentit të arritjes së tij. “Në orët e hershme të mëngjesit arrita në Republikën e Gambisë, si ndalesë e parë e një mini turneu në […]
Behxhet Pacolli ka ndërruar kontinent. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës në orët e para të mëngjesit ka arritur në Gambi.
Pacolli ka publikuar një video të momentit të arritjes së tij.
“Në orët e hershme të mëngjesit arrita në Republikën e Gambisë, si ndalesë e parë e një mini turneu në kontinentin afrikan.
Në Aeroportin e kryeqytetit Banjul u prita nga homologu im, ministri i jashtëm Mamadou Tangara” shkruan Pacolli.
https://www.facebook.com/behgjeti/videos/206811600268841/












