Njihuni me shkrimtaren më të paguar në botë gjatë vitit 2018

Shkrimtarja më e paguar në botë në fund të vitit 2018 është Joanne Roëling, pasuria e së cilës llogaritet në 1 miliardë dollarë. Sipas Yahoo, kjo nuk është një surprizë, pasi Roëling nuk është vetëm shkrimtarja më e paguar, por ka gjithashtu një ndjenjë biznesi. Krijimi i një serie për magjinë e djalit Harry Potter, […]
Shkrimtarja më e paguar në botë në fund të vitit 2018 është Joanne Roëling, pasuria e së cilës llogaritet në 1 miliardë dollarë.
Sipas Yahoo, kjo nuk është një surprizë, pasi Roëling nuk është vetëm shkrimtarja më e paguar, por ka gjithashtu një ndjenjë biznesi.
Krijimi i një serie për magjinë e djalit Harry Potter, Roëling ka fituar miliona lexues anembanë botës, por ka krijuar gjithashtu një perandori të vërtetë tregtare, transmeton KosovaPress.
Përveç skenarit të Harry Potter, i cili është shfaqur dhe dramatizuar, shkrimtarja 53-vjeçare ka fituar para të mëdha duke shitur mallra të ndryshëm nga lodrat në veshje me karaktere të saj dhe ka themeluar parqet tematike ku vizitorët mund të “takohen” me heronjtë e tyre të preferuar nga librat.
Vetëm gjatë viteve të kaluara, Roëling fitoi 54 milionë dollarë.












